“U angazhuan mbi 2 mijë Forca të Armatosura gjatë përmbytjeve, rreth 500 mjete. është ndërhyrë në Gjirokastër me 26 forca, në Tiranë me mbi 200 forca, në Kamëz (Valias) u angazhuan 130 forca, në Krujë është ndërhyrë me helikopter, në Fier u përfshin 608 forca. Një operacion i nisur për rindërtimin dhe rregullimin e urave të dëmtuara, operacioni do të vijojë në të gjitha zonat. Ministria e Mbrojtjes kërkesë NATO-s për ndihma, priten ndihma nga vendet anëtare të kësaj organizate. Mali i Zi i dha ndihmat e para në Qarkun e Vlorës, forca mbështetëse ka pasur edhe nga Kosova. Janë shpërndarë ndihma edhe nga Kryqi i Kuq dhe rezervat e shtetit”, tha zv.ministri.
Gjatë raportimit të tij, ka ndërhyrë deputeti i PD, Ervin Salianji, i cili ka pyetur për dëmin e shkaktuar nga përmbytjet dhe sa është kosto financiare.
Petro Koçi: Dëmi i harxhuar është një bilanc që do të bëhet në vazhdim. Ndërsa për dëmet e tokave të përmbytura dhe të banesave është një protokoll që ngrihet.
d.c./shqiptarja.com











