PERMET - Kisha e Leusës së Përmetit është bërë pre e grabitjes mbrëmjen e djeshme. Nga korrespondenti ynë Piro Nase informohet se janë marrë disa objekte qindra vjeçare.

Janë vjedhur kollonat e Ikonostasit dhe një mbështetëse druri e priftit. Kisha e Shën Mërisë në Permet ka rënë disa here pre e hajdutëve. Policia e Gjirokastrës thotë se deri tani s’ka denoncim për vjedhjen

(sg/shqiptarja.com)