PËRMET - Një çobani i ka rënë rrufeja në kokë duke i shkaktuar vdekjen.

Viktima quhet Enkelejd Musollari, 35 vjeç, nga Durrësi, i cili kur ka ndodhur ngjarja po kulloste bagëtitë e kunatit të tij në Përmet në malin Dhëmbel.

Çobani kulloste me bagëti në pllajën e këtij mali, teksa rrufeja e fortë ka goditur aksidentalisht dhe tragjikisht.
 
Ka qenë pikërisht kunati ai që ka njoftuar më pas policinë për ngjarjen.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)