Politikani dhe shkrimtari Sabri Godo ka lenë ambientet e spitalit ku qëndronte i shtruar prej më shumë se 10-ditësh.

Mesditën e së enjtes mjekët kanë konstatuar një përmirësim të gjendjes shëndetësore të 82-vjeçarit dhe për këtë arsye kanë vendosur ta nxjerrin nga spitali.

Godo u shtrua në spital për një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e një mase tumorale në mushkëri.

82-vjecari aktualisht mban postin e kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane të Shqipërisë, e themeluar prej tij në vitin 1991 ndërkohë që e ka udhëhequr PR-në për 7 vjet.