Situata e rënduar në vend nga reshjet e dendura, është drejt përmirësimit. ARRSH ka bërë me dije se aktualisht të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme.

Grupi i punës ka ndërhyrë duke pastruar rrugën nga mbetjet e sjella nga reshjet, duke rregulluar gjendjen problematike në fshatin Ibë, në rrugën Tiranë-Elbasan, në rrugët Skuraj- Burrel, Burrel- Qafë Bualli, Kubije- Vasie dhe në Rrugën e Kombit.

Në pjesën e Kasharit në autostradën Tiranë -Durrës, ka patur bllokim për disa orë si pasojë e reshjeve gjatë orëve të paradites, por pas ndërhyrjes situata është normalizuar dhe aktualisht nuk ka probleme.

ARRSH, ju bën thirrje drejtuesve të automjeteve të jenë të kujdesshëm, për shkak se priten reshje të dendura në të gjithë vendin edhe në ditët në vazhdim. Ndërkohë grupet e punës janë në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)