Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në aksin Vlorë-Orikum, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë kanë mbetur të plagosur katër personat që udhëtonin me këto automjete. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e lëvizjes së automjeteve.
 
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë.
 
Ndërkaq, policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe të rrethanave të aksidentit.