Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mesditë në Dibër, me pasojë plagosjen e dy personave. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën nacionale Peshkopi-Tiranë, pranë rrethrrotullimit të Maqellarës.  

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11.00, datë 04.01.2018, jemi njoftuar se në aksin rrugor Maqellarë-Shupenzë, janë përplasur dy automjete. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes, ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se:

Në vendin e quajtur 'Rotonta', aksi Maqellarë-Shupenzë, është  përplasur mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin Gj.M, banues në Gjoricë, Bulqizë me mjetin tip “Opel”,  me drejtues shtetasin G.M, banues në Bllatë, Dibër.

Për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjeri B. Xh, 50 vjeç, banues në Gjoricë, që udhëtonte me mjetin tip "Benz", si dhe drejtuesi i  mjetit tip "Opel" shtetasi G.M, 32 vjeç.

Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Peshkopisë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

[gallery]25264[/gallery]

d.c./shqiptarja.com