Një avion i vogël pasagjerësh është rrëzuar në Nepal, në një zonë malore, duke vrarë 23 pasagjerët që ndodheshin në bordin e tij.
 
Avioni po udhëtonte nga Pokhara për në Jomsom dhe humbi kontaktet me kullën e kontrollit menjëherë pas ngritjes.
 
Shumica e pasagjerëve në bord ishin nga Nepali, por deri tani ende nuk është e qartë se cilat ishin shkaqet e këtij aksidenti.
 
Sipas Sanjiv Gautam, drejtor i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil në Nepal pjesët e avionit u gjetën në afërsi të fshatit Dana në rrethin e Myagdi.
 
Sipas tij, avioni kishte humbur kontaktin me kullën e kontrollit në Pokhara 10 minuta pas ngritjes nga pista.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)