KUKES- Një tjetër incident shënohet në Kukës më turistët e huaj që vizitojnë resurset turistike të zonës.
Katër turistë hungarez që udhëtonin me dy motorë nga Shkodra në drejtim të Kukësit janë përfshirë në një aksident ku fatëmirësishtë nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme materiale.
Aksidenti është shënuar rrethë orës 17;00 në fshatin Shëmri të Kukësit,ku dy motorët janë përplasur me një mjet udhëtarësh tip furgon “Ford”.
Drejtuesi iI automjetit furgon i cili eshte Fatmir Brija rrethë 30 vjec pa njoftuar fare policinë ka marë rolin e ekspertit rrugorë duke I nxjerrë fajtor turistët hungarezë për përplasjen e mjeteve. Ai u ka kërkuar turistëve 80 euro në dorë për riparimin e furgonit të dëmtuar nga aksidenti. 4 hungarezet të ndodhur në një largësi prej rrethë 50 km nga qyteti i Kukësit, pasi ata kishin përshkuar aksin e vjetër të rrugës Kukës-Shkodër, si dhe nën presionin e ushtruar nga drejtuesi i mjetit shqiptarë menjëherë kanë nxierrë shumën e parave dhe i kanë paguar dëmin shoferit shqiptarë.
Turistët pasi janë larguar nga vendi i aksidenti kanë kërkuar ndihmën e policisë, por nuk kanë mundur të kontakojnë me forcat blu të Kukësit për shkakë të terrenit të largët dhe të thyer malor. Në këtë kushte ata menjëherë kanë njoftuar ambasadën Hungareze në Tiranë për ngjarjen e ndodhur.
Ndërkohë ambasada ka ngritur shqetësimin pranë organeve shqiptare duke vënë në lëvizje strukturat e policis së shtetit. Policia e Kukësit megjithëse tregohet tepër e rezervuar ne shpjegimin e ngjarjes ka arritur të identifikoj dhe të ndalojë drejtuesin e mjetit shqiptarë Fatmir Brija duke I konfiskuar edhe shumën e parave të cilat ua kishte marë turistëve hungarezë.
(bl/ns/shqiptarja.com)