TIRANE- Inspektimi i bërë nga ana e Ministrisë së Drejtësisë ka sjell edhe reagimin e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla i cili nëpërmjet një letre drejtuar Kuvendit thekson se Naço ka kaluar kompetencat që i takon ligjit.

“Në lidhje me këtë raport-inspektim dhe konkluzionet e arritura, sikundër ai kemi bërë prezent edhe Ministrisë së Drejtësisë dhe për dijeni Presidentit të Republikës me shkresën tonë, në reagimin tonë ndaj këtyre konkluzioneve kemi shprehur dhe vazhdojmë të shprehim qëndrimin tonë se inspektimi i kryer nga ana e Ministrisë së Drejtësisë është një kapërcim i kompetencave që neni 56 i ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, 0 ndryshuar, parashikon për këtë institucion.

Grupi i inspektimit ka kontrolluar procedime penale, për të cilat nga organi i prokurorisë është vendosur dërgimi i tyre në gjykatë duke kontrolluar ankimin për vendimet e gjykatës kur ata kanë qenë në kundërshtim me sa ka kërkuar prokurori në konkluzionet përfundimtar, gjë e cila nuk parashikohet në këtë dispozitë të ligjit të sipërcituar”,- thuhet në letrën e Llallës drejtuar Komisionit të Ligjeve. Kësisoj Ministri i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm kanë shkuar në një përplasje ndërmjet tyre përsa i përket inspektimit të kryer nga ana e ekzekutivit. Ky debat pritet që të thellohet sot pasi në Komisionin e Ligjeve është për raportim vetë Adriatik Llalla.

Shkrimi u publikua sot (23.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)