TIRANE  - Gykata e Krimeve të rënda pranoi kërkesën e akuzës. Seanca për masën e arrestit ndaj Edmir Kolecit u zhvillua me dyer të mbyllura sot paradite  ku u dha masa "arrest me burg" për  Edmir Kolecin dhe masën "arrest shtëpie" për shokun e tij Shkëlzen Sylaj.

Vrasje me dashje në rrethana cilësuese dhe vrasje e mbetur në tentative janë dy akuzat e ngritura për Edmir Kolecin, 37 vjeçarin i cili të shtunën në mbrëmje përplasi me makinën e tij dy inspektorë policie.

Një prej policëve, Selman Lena gjeti vdekjen ndërsa Preng Lleshaj ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Akuza iu komunikua sot nga prokuroria në Gjykatën e Krimeve të Rënda, duke i kërkuar trupit gjykues të japë dhe masën e "arrestit me burg" për të akuzuarin.

(sg/ad.ti/shqiptarja.com)