Përplasja, deputetja e Mustafës
mbron Kodhelin: "U keqkuptua"

Përplasja, deputetja e Mustafës<br />mbron Kodhelin: "U keqkuptua"
Mes Tiranës dhe Prishtinës ka nisur një ftohje pas ngjarjeve të fundit në Kosovë, e sidomos pas arrestimit të ish liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Deklarata e ministres së Mbrojtes, Mimi Kodheli se Kosova duhet të mësojë nga gabimet e Shqipërisë, ka sjellë reagimin e ashpër të kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa. Ai deklaroi se nuk merr mësime nga politika shqiptare, pasi sipas tij ishte ajo që solli vitin famëkeq të 1997.
 
Por deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, në një intervistë telefonike për Report Tv, tha se delarata e ministres së Mbrojtjes shqiptare, Mimi Kodheli është keqkuptuar.

"Në radhë të parë mendoj se ndoshta është keqkuptuar zonja Kodheli. Besoj që atë që ajo tha në Prishtinë e ka thënë me qëllimin më të mirë sepse sa herë që flasim për mësimet që mund ti marrim nga Shqipëria dhe ne këtë në Kosovë e bëjmë gjatë gjithë kohës. Flasim edhe për mësimet e mira pra gjërat që kanë shkuar mirë por edhe të mësojmë si të mos ti bëjmë gjërat që kanë shkuar keq, dhe unë besoj që në këtë kontekst ka qenë dhe mesazhi i saj që të mos ti përsërisim gabimet të njëjta dhe jo të marrim parasysh pra ti bëjmë ato gabime", - u shpreh deputetja Osmani.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve