Përplasja me ministrat teknikë
Vukaj shkarkon tatimorin
Të hënën, Helga Vukaj njoftoi shkarkimin e një punonjësi të administratës tatimore. Sipas njoftimit, Kliton Bistri u shkarkua për pjesëmarrje në një miting të Partisë Socialiste, pasi u denoncua në Facebook nga ish-kryeministri Sali Berisha
TIRANE-Urdhrat e ministrave teknikë të Partisë Demokratike për shkarkimin e punonjësve të administratës kanë hapur një betejë të ashpër nëpër ministri dhe institucionet e tjera qendrore.
Rasti më i fundit është një urdhër i ministres së Financave.
Të hënën, Helga Vukaj njoftoi shkarkimin e një punonjësi të administratës tatimore. Sipas njoftimit, Kliton Bistri u shkarkua për pjesëmarrje në një miting të Partisë Socialiste, pasi u denoncua në Facebook nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Por, Top Channel ka mësuar se Kliton Bistri është në detyrë. Burime nga Tatimet thanë se urdhri i shkarkimit është i paligjshëm. Sipas tyre, punonjësit e administratës tatimore mund të shkarkohen vetëm nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, ndërkohë që ministrja vetëm mund të vërë provat në dispozion të drejtoreshës.
Por, edhe në këtë pikë ka konflikte. Statusi i nëpunësit civil përcakton se punonjësit e administratës kanë të drejtë të marrin pjesë në veprimtari politike, jashtë orarit zyrtar dhe rrjedhimisht nuk mund të shkarkohen.
Por, ky nuk është urdhri i vetëm që kundërshtohet. Po me qëllim për të parandaluar pjesëmarrjen e administratës në fushatë, këtë të martë ministrja e Financave ka ndaluar lejet vjetore për punonjësit deri në datën 30 qershor. Urdhri, përveçse përmban një lapsus, pasi në titull shkruan Ministria e Drejtësisë, kur në fakt është një akt i Ministrisë së Financave, ngre edhe dyshime të forta ligjore. Kjo pasi lejet vjetore janë një e drejtë e njohur me ligj dhe nuk mund të kufizohen nga një urdhër administrativ.
Këto çështje duket se do të jenë një burim përplasjesh gjatë gjithë fushatës elektorale, mes ministrave teknikë të Partisë Demokratike dhe stafeve të ish-ministrave socialistë, të cilët u larguan nga marrëveshja Rama-Basha./Top Channel
(d.b/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.1%
-
Keq
40.4%
-
Nuk e di
16.5%
Vota total: 2348
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Valiev fitoi medaljen e bronztë në Paris, Kryetarja e Kuvendit: Dhuratë e merituar për Shqipërinë
10 Gusht, 22:59
-
Paris 2024/ Maratona e meshkujve dhuron spektakël deri në fund, Tamirat Tola vendos rekord të ri Olimpik
10 Gusht, 22:55
-
Bllokohen stacionet hekurudhore në Beograd pas protestave kundër minierës së litiumit
10 Gusht, 22:35
-
A fitoi Shqipëria medalje Olimpike me Ymer Pampurin në 1972-shin?
10 Gusht, 22:14
-
Argjentinë, ish-presidenti akuzohet se ka rrahur brutalisht gruan e vet
10 Gusht, 22:09
-
U hodh për t'u larë në lumin Bunë, plagoset mjeku kirurg i QSUT-së! Burime: Është në gjendje të stabilizuar
10 Gusht, 21:58
-
Maqedoni e Veriut/ Vatër e madhe zjarri prej 3 ditësh në Malin e Thatë, flakët afër parkut të Prespës, në Korçë! Po punojnë për shuarje edhe 3 helikopter
10 Gusht, 21:45
-
I dha Shqipërisë medaljen e parë Olimpike, Veliaj takon mundësin Chermen Valiev: Historike, na çoi zemrat peshë me paraqitjen e tij të shkëlqyer
10 Gusht, 21:26
-
Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur
10 Gusht, 20:53
-
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, përplasen 3 makina
10 Gusht, 20:51
-
Shkroi historinë për Shqipërinë në Olimpiadë, titulli 'Kolonel' dhe mijëra euro në llogarinë e Chermen Valiev
10 Gusht, 20:44
-
Mbyllja e 8 degëve të postës serbe, BE sërish thirrje Kurtit: Masat ndaj Kosovës mund të shtohen! Qeveria: Padrejtësi
10 Gusht, 20:35