PËRRENJAS- Një 60-vjeçar është zhdukur prej ditës së martë pa lënë asnjë gjurmë në Përrenjas. Siç bëhet e ditur, Sadik Halili, 60 vjeç punonjës i hekurudhës në Përrenjas është zhdukur para 3 ditësh dhe aktualisht nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhejen  e tij.
 
Familjarët thonë se Halili nuk ka shkuar në punë të martën, e ndërkohë bëjnë me dije se familja e tyre nuk ka asnjë konflikt me të tjerët dhe aq më pak të kenë marrë kërcënime.
 
Pas zhdukjes misterioze, familjarët kanë lajmëruar policinë, e cila ka nisur hetimet për gjetjen e 60-vjeçarit. Aktualisht nuk ka asnjë gjurmë të vendndodhjes së tij.

Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)