Përshkallëzohen protestat në
Iran, Trump: Duhen ndryshime 

Përshkallëzohen protestat në<br />Iran, Trump: Duhen ndryshime <br>
Në  një  kohë  kur protestat në  Iran po përshkallëzohen, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump thotë  se në Iran po  shkelen të drejtat e njeriut dhe është  duke u vjedhur pasuria e vendit.

Trump theksoi  se për Republikën Islamike ka  ardhur koha për ndryshime. Presidenti amerikan, përmes një  komenti në  Twitter shkruan se Irani kishte qenë i pasuksesshëm në të gjitha nivelet, edhe përkundër marrëveshjes ”së tmerrshme” të nënshkruar me qeverinë e paraardhësit të tij, Barack Obama.

“Populli i madh i Iranit me vite është nën shtypje. Është i uritur për ushqim dhe liri. Bashkë me të drejtat e njeriut, në Iran është duke u plaçkitur edhe pasuria e vendit. Është koha për ndryshim”, shkruan Trump në  Twitter i cili gjatë  ditë ve të  fundit ka bërë  disa komente për protestat në  të  gjithë  Iranin.

Protestat filluan të enjten pasi një grup u mblodh në qytetin Meshhed për të protestuar kundër kushteve ekonomike në vend. Protestat u shndërruan në protesta antiqeveritare dhe po zhvillohen në  shumë qytete. Deri më  tani më  shumë  se 10 persona kanë  humbur jetën nga përplasja me policinë.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës