Në Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës u përurua sistemi i biletarisë elektronike. Marrëveshja u arrit ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe drejtorit të fondacionit AADF, Michael Granof. Sipas ministres Kumbaros ky projekt është për të garantuar instalimin dhe administrimin e biletave elektronike në site e trashëgimisë kulturore dhe muzeve në Shqipëri.

Ministria e Kulturës do t’i propozojë, Këshillit të Ministrave që të ardhurat nga shitja e biletave dhe aktiviteteve të tjera në muze të administrohen nëpërmjet një plani financiar dhe strategjik të paramiratuar.