Sot shënohet 102 vjetori i lindjes së humanistes dhe nobelistes shqiptare, Nënë Tereza, e megjithatë askush nuk është kujtuar për këtë fakt. Të paktën deri më tani asnjë aktivitet zyrtar nuk është zhvilluar në nderim të figurës së saj.
MAQEDONIA FESTON PËRVJETORIN E HUMANISTES
Me rastin e përvjetorit të lindjes së shqiptares së mirënjohur Anjezë Gonxhe Bojazhi, në Maqedoni janë organizuar aktivitete të ndryshme. Siç njofton agjencia e lajmeve INA, në amfiteatrin e shtëpisë përkujtimore “Nëna Terezë” në mbrëmje do të shfaqet premiera e filmit “Duke jetuar me Nënë Terezën” nga regjisori japonez dhe presidenti i Akademisë Japoneze të Filmit, Shigeki Çiba.
Ndërkaq, në Shtëpinë e Armatës sot do të ndahet çmimi shtetëror “Nënë Tereza”.
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza, lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi). Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit “Nobel” për Paqen.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com