Përvjetori i PS, Luan Rama: S’kam
ftesë, do festoj me ish-themeluesit

Përvjetori i PS, Luan Rama: S’kam<br />ftesë, do festoj me ish-themeluesit
Një prej themeluesve të Partisë Socialiste, ish-funksion dhe ministër i kësaj force politike, Luan Rama, thotë se s’ka ftesë për 26-vjetorin e themelimit të PS.
 
Gjatë konferencës për shtyp ku hodhi akuza në drejtim të kreut të qeverisë, për kanabizimin dhe korrupsionin, Luan Rama tha se në mungesë të ftesës do festojë së bashku me një grup deputetësh dhe ish-themeluesish të PS.  
 
Festë nga PS nuk më ka ardhur dhe nuk di gjë.
 
Si themelues i PS dhe që kam kontribuar për ngritjen, reformuar e modernizuar atë parti, PS-në dhe jo Rilindje, do e festoj ditën e themelimit me një grup deputetësh e anëtarësh themelues të PS në respekt të të gjithë kontributit që kanë dhënë për PS
”, u shpreh ai.
 
Partia Socialiste organizon këtë mbrëmje një pritje në selinë e saj, ku pritet të marrin pjesë ish-themelues, bashkëpunëtorë, përfaqësues të trupit diplomatik, deputetë e ministra. Ftesë ka gjithashtu edhe për Fatos Nanon e Ilir Metën. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Spanjolla 'Mundo Deportivo': Zbuloni Rivierën Shqiptare plot me atraksione

Spanjolla 'Mundo Deportivo': Zbuloni Rivierën Shqiptare plot me atraksione