Përzgjidhen pjesëmarrësit e “Onufri
XXI”, nga 20 Nëntor - 03 Janar 2016

Përzgjidhen pjesëmarrësit e “Onufri<br />XXI”, nga 20 Nëntor - 03 Janar 2016
Ekspozita ndërkombëtare “ONUFRI XXI, 2015”, që këtë vit mban logon “SiO2 – Arsyeja e Brishtësisë / Artistët bashkëkohorë përballen me qelqin” ka përzgjedhur pjesëmarrësit e kësaj gare nga Shqipëria dhe vende të tjera të botës. Galeria Kombëtare e Arteve ka deklaruar sot rezultatin final të thirrjes së hapur për artistët.  

”Patëm 29 (njëzetenëntë) aplikime: 16 (gjashtëmbëdhjetë) nga artistë shqiptarë dhe kosovarë, si dhe 13 (trembëdhjetë) artistë nga vende të ndryshme (Siri, Tunizi, Rusi, Poloni, Republika Çeke, Gjermani, Francë, Australi/Greqi, Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Brazil). Këto trembëdhjetë aplikime të fundit të dërguara online nga vende të ndryshme për fat të keq u refuzuan sepse thirrja e hapur u adresohej në mënyrë të qartë vetëm artistëve të skenës kulturore dhe artit shqiptar”, shprehen organizatorët.

7 artistët shqiptarë të përzgjedhur nga thirrja e hapur për fazën e mëtejshme janë: Eros Dibra, Oltsen Gripshi, Shqipe Jonuzi, Sead Kazanxhiu, Ermela Teli, Klodian Deda, Ermal Baboçi & Linda Doçi. Listës së artistëve të rinj shqiptarë do t’u bashkëngjiten artistët e vendeve të tjera të botës të ftuar dhe përzgjedhur nga kuratorët për të qenë pjesë e kësaj ekspozite.

Ata  janë: Marina Abramovic & Ulay, Chris Burden, Tony Cragg, Jan Fabre, Joseph Kosuth, Boris Nieslony, Yoko Ono. Jaume Plensa, Douglas Quin, Laërence Ëeiner, Armando Lulaj, Leonardo Cimolin, Dana Dal Bo, Seamus Farrell, Andrea Morucchio, Nelda Ramos. Ekspozita do të zhvillohet në Galerinë Kombëtare të Arteve nga data 20 Nëntor 2015 – 03 Janar 2016.  Kuratorët e kësja ekspozite janë VestAndPage (Verena Stenke dhe Andrea Pagnes)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

I ngacmoi seksualisht nipin 9-vjeçar, gruaja denoncon 64 -vjeçarin në Vlorë

I ngacmoi seksualisht nipin 9-vjeçar, gruaja denoncon 64 -vjeçarin në Vlorë