Pa gjumë, pa bukë dhe në kushte të vështira, këta janë heronjtë e vërtetë të luftës me zjarret

Prej 11 ditësh përpjekjet e Turqisë për të shuar zjarret që kanë përfshirë 47 provinca të zjarrit vazhdojnë, nga toka dhe nga qielli, për t’i dhënë fund flakëve të ferrit.

E në këto kohë të vështira, është koha e heronjve për të ndërhyrë dhe për të mbrojtur pyjet dhe jetët e qytetarëve.

Zjarrfikësit të cilit jo në pak raste kaluan 220 orë pa gjumë si në zjarret që shpërthyen në Manvgat Antalia, të cilët në gjendje të lodhur dhe pagjumë nuk hoqën dorë deri sa panë zjarret e shuara.

8 avionë, 2 UAV, 19 helikopterë, 1 helikopter pa pilot, 1832 automjete dhe 6 mijë e 511 personel në rajon u deshëm për të vënën nën kontroll zjarrin ; 48 lagje në 5 rrethe u dëmtuan rëndë dhe  2,164 ndërtesa u dëmtuan rëndë.  770 persona u plagosë dhe 7 persona humbën jetën, 2 prej të cilëve zjarrfikës.

Kamerat e mediave i kanë kapur disa momente nga përpjekjet e tyre për të treguar edhe njëherë vlerën e punës së jashtë zakonshme të tyre.

Të lodhur aq sa do të mund të flinin në gur, tokë e ku e patën të mundur të pushojnë qoftë edhe për disa minuta të vetme. Me një kafshatë bukë në duar e nxira nga tymi... ata janë heronjtë e vërtetë të kësaj beteje.
Edhe në Greqi edhe pse në një betejë më të shkurtër në kohë se ajo në Turqi, zjarrfikësit po luftojnë me flakët e përbindshme.

Njëri nga ata dha jetën pas një goditje të një shtylle elektrike, ndërkohë që imazhet e disa zjarrfikëse në gjumë përtokë kanë ngjallur respektin edhe njëherë për punën e jashtëzakonshme që bëjnë.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu