Saimir Pashaj humbi gjurmët nga Vlora më 28 nëntor të këtij viti. Një ditë më pas, kamerat e sigurisë së një biznesi privat fokusuan imazhin e tij më datë 29 nëntor, ora 16:57 në qytetin e Sarandës. Në redaksinë e emisionit ’Pa Gjurmë’ mjaft qytetarë dëshmuan se e kishin parë në zona të ndryshme. Sapo moderatorja e emisionit Odeta Dume kërkoi të shfaqej në ekran fotoja e shkrepur nga një qytetar, i ftuar në studio babai i 17-vjeçarit, Festim Pashaj konfirmoi se ishte i biri.
Odeta Dume: Në redaksinë tonë ka mbërritur një foto nga qyteti i Sarandës, për të cilin dyshojmë se mund të jetë djali juaj
Babai: Ai është? (qan...). Nuk e di pse e ka bërë. Nga unë është i falur. E presin të gjithë motrat dhe vëllezërit e tij. S’ka pasur arsye për ta bërë këtë gjë. Ndoshta ka frikë të kthehet në shtëpi, pasi është larguar pa leje. Ka qenë shumë i lidhur me ne, me mua veçanërisht. Njerka e tij e ka rritur që 5 ditësh.
17-vjeçari u braktis nga nëna biologjike pak ditë pasi erdhi në jetë. Me martesën e dytë të babait ai u rrit nga njerka e tij Marsela Pashaj, e cila ishte ajo që denoncoi e para humbjen e të riut në emision. Nuk dihen arsyet e vërteta pse i riu vendosi të largohej nga banesë papritur, për të përfunduar në qytetin e Sarandës, por babai i tij Festimi e ka një përgjigje edhe për këtë.
Nëna e vet e la kur ishte 6 ditësh. Ai nuk donte t’ia dinte për nënën biologjike, pasi nuk e ka njohur kurrë. Bashkë kemi punuar muajt e verës në Sarandë. Mesa kemi dijeni ai është takuar me dajën e tij, i cili i ka mbushur mendjen të shkoj tek e ëma. Ajo aktualisht jeton në Sarandë dhe është rimartuar. Djali im nuk ka arsye për të jetuar me nënën e tij biologjike, pasi ajo edhe fëmijët e tjerë i ka nxjerrë në rrugë.
VIDEO-Emisioni i plote
Kini kujdes djali do behet qites
Përgjigju