‘Pa gjurmë’- Djali humbet kontaktet me nënën/ Liliana Kuqi: Nusja më tha do të të këpus kokën si të zogut

Kjo është historia e një nëne nga Lushnja, Liliana Kuqi që sot vuan mungesën e djalit dhe divorcin nga bashkëshorti. U martua fare e re në vitin 1988 në moshën 18-vjeçare dhe brenda një viti lindi djalin me emrin Ervis. Derisa djali arriti në moshën e adoleshencës familja Sotiri bënte një jetë normale dhe punonin për të siguruar të mirat materiale për familjen që kishin krijuar. Kur djali ishte 16-vjeç, ata si shumica e shqiptarëve emigruan në Greqi.

Teksa po mundoheshin të krijonin një jetë të re jashtë kufijve të Shqipërisë, kryefamiljari i familjes Sotiri fillon alkoolin. Këtu nisën debatet e para në familje teksa djali shpesh debatonte me të atin për këtë çështje. Gjithsesi kjo nuk e dëmtoi marrëdhënien e tyre pavarësisht problemeve të vogla që lindën. Kur ishte 19 vjeç, Ervisi njihet në Shqipëri me një vajzë nga Libofsha e Fierit, Lorena Stasa kur edhe fejohen, në vitin 2008 pavarësisht jo dëshirës së Lilianës nga mosha e vogël që ata kishin për të marrë këtë vendim. Vendosën të jetonin në Greqi.

Nga ky moment nisën konfliktet e para që do të vazhdonin deri në ndarjen përfundimtare të nënës me djalin e saj. Dhunë fizike dhe psikologjike, grindje me të atin, nëna sot mes lotësh vuan largimin nga djali. Me një familje të ndarë, pasi bashkëshorti e akuzon se djalin nuk e kanë bashkë, sot Liliana është e divorcuar me bashkëshortin.

Viti 2010 do të jetë nisja e një vuajtje më të madhe. Ajo e kujton djalin e saj vetëm me imazhin e 8 viteve më parë. Zemra e nënës rreh fort ndërsa bën thirrje për ndihmë, pasi nuk ka asnjë informacuion për vendodhjen e Ervisit. Ajo sot është e vetme…

Ora 19:24/ Mamaja e Ervisit në ‘Pa Gjurmë’: U ndava me burrin, nusja më tha do të t’a këpus kokën si zog…

Mamaja e Ervis Kuqit, Liliana, ka treguar në studion e ‘Pa gjurmë’, debatet e vazhdueshme me nusen e djalit, që çuan në ndarjen e tyre.

Liliana Kuqi:Ajo po njësoj, s’punonte vetëm rrinte. Më tha kam ardhur për qejf. E merrte e përzente e sillte prapë. Një natë ziheshin të dy, thashë të mos ndërhyj, shikoj ikën djali në mes të natës, ora 2. Çohem, vij vërdallë. I bie derës ajo bënte sikur flinte. Kishte hequr florinjtë, nëpër komodina. Donte të ndahej nga ne. Ai thoshte më vjen turp. E kërkuam 6 orë nëpër qytet. E gjetëm në orën 9 e mëngjesit, në periferi duke qarë në makinë. Më tha s’kam gjë. Vajtëm në shtëpi, më tha nuk e dua, do e çoj tek prindërit. Por nuk u nda. Aty debatet ishin të njëpasnjëshme. Zgjatën nja dy muaj këto debate. U ndamë, jetuam veçmas. Qendruam në Greqi, ne ikëm u larguam prej tij. Ai na përndiqte, s’na linte rehat. Donte të na shtypte me makinë. E bënte sepse policia greke më tha që djali juaj pi kokainë. Me ato sjellje që ai bënte dukej si ishte. Ata vunë dorë mbi mua, dhe u dogj makina. Burri bëri burg me akuzën se dogji makinën e djalit. Unë s’dija gjë se s’isha në Greqi. Djali thotë ai e ka bërë.

Vijon…

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja