Pa Gjurme/ Zhduket nga Zvicra Irid Kola, prindërit: Në burg nuk ndodhet, nuk e dimë çfarë i kanë bërë djalit

Iridi Kola i riu nga Elbasani humbi çdo kontakt me familjarët nga qyteti i Gjenevës, në Zvicër. 28-vjecari për herë të fundit telefonoi për herë të fundit nënën mbrëmjen e 22 marsit, ku i kishte shprehur se të nesërmen do të udhëtonte në Bern për punë. Pas këtij komunikimi, familjarët tentuan të lidhen sërish me Iridin, por pa rezultat, pasi telefoni i tij rezultoi i fikur. 28-vjecari, prej dy vitesh ishte larguar nga Shqipëria për të kërkuar azil, ku kishte lëvizur në disa shtete të Europës. Prej disa muajsh ishte zhvendosur në Gjenevë të Zvicër, ku jetonte pa dokumenta, bashkë me dy shokë të tij, identitetin e të cilëve familjarët nuk e mësuan dot. Pasditen e kësaj të enjte prindërit e tij Natasha dhe Vangjel Kola iu drejtuan emisionit ’Pa Gjurmë’ për të kërkuar ndihmë. 

Më 22 mars ka folur me mua. Ai kishte tre muaj që jetonte në Gjenevë me disa shokë, por ne nuk e kemi pyetur cilët ishi ata  që e pritën ne Zvicër. Dimë vetëm se ishin shqiptarë. Shprehej se ishte mirë dhe se punonte në ndërtim. Ai më tha se do të largohej në një qytet tjetër për të punuar, por nuk u lidhëm më me të pasi numri i telefonit është i fikur. Më merrte çdo natë në telefon dhe ka qenë shumë i lidhur me ne.

Me largimin nga Shqipëria dy vite më parë, i riu nga Elbasani mbërriti fillimisht në Francë, e më pas në Gjermani si azilkërkues. Me transferimin e tij në Zvicër familjarërt nuk mundën dot të zbulonin se cilët ishin ata që e ndihmuan të bënte këtë lëvizje të fundit. Ata i drejtohen të birit me një mesazh live nga studio e programit.

Ai thonte se e kam gati punën në Zvicër. Ishte njohur me një shqiptar nga Kosova, në Gjermani. Ne nuk e dimë me kë qëndronte në Zvicër. Kemi bërë denoncim në polici, por ai nuk ka hyrë në Shqipëri. Kemi bërë kërkesë edhe në ambasadën shqiptare në Zvicër, por nuk kemi munduar të zbulojmë asgjë. Në asnjë burg nuk figuron një person me emrin Irid Kola. Ai lëvizte me të njëtën pasaportë me të cilën edhe është larguar. Frika më e madhe për të ishin letrat që s’i mori dot.Vetëm të jetë mirë dhe të thotë ku është kaq duam.

 

 

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: ËhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

Emisioni i plote

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur