Në këto pamje, të siguruara nga kamera e Report Tv shikoni se si një prej personaliteteve më të rëndësishme të Partisë Demokratike i konsideron 'një lojë' zgjedhjet për kreun e ri të forcës së tij politike.

Genc Pollo pasi ka votuar në degën nr. 2 të Partisë Demokratike në Tiranë shihet qartë se filmon votën e tij duke u ndier i kënaqur me 'misionin' që sapo e përfundoi me sukses.

Ndërkohë që në rrjetet sociale, Pollo ka publikuar një foto ku këtë herë e ka nxjerrë votën të kthyer përmbys, duke justifikuar edhe të gjithë skenën para kamerave.