Me firmën e drejtorit të komanduar të Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, është miratuar fondi i kompensimit ushqimor për të gjithë efektivët blu për muajt janar-gusht 2024.
Dokumenti, të cilin Report Tv e disponon, mban datën 17 shtator dhe urdhëron zyrat e financave në të gjithë drejtoritë për kalimin e pagesave, një detyrim ligjor ky për përfitimin ushqimor. Paratë do të kalojnë në llogari dhe karta të veçanta të hapura gjatë javëve të fundit nga të gjithë policët, pas marrëveshjeve me banka të nivelit të dytë, pa u përzier me kartat e bankës që policët marrin pagën.
Por, policët nuk kanë marrë edhe pagesën e vakteve ushqimore për muajin dhjetor 2023, i cili, sipas urdhrit të Bizhgës, do të merret në llogarinë bankare të pagës. Pagesa e ushqimit do të jetë për çdo muaj në vijimësi, duke plotësuar kështu një detyrim ligjor që rrjedh që prej vitit 2008, por që nuk ishte zbatuar.
Pagesa për një vakt ushqimor është 450 lekë, e cila merret në një ditë pune 8 orareshe. Ndërkohë parashikohen 3 vakte për rastet e gatishmërive dhe shërbimeve në operacione. Megjithatë, paratë e ushqimit që do të kalojnë në kartën e posaçme nuk mund të tërhiqen nëpër bankomate, nuk mund të transferohen në llogari të tjera bankare për t’u përdorur për qëllime të tjera ekonomike.
Ato mund të përdoren nga policët për të blerë vetëm në një rrjet supermarketesh në të gjithë vendin, me të cilin është lidhur marrëveshje, duke konsideruar edhe një ulje çmimi që varion nga 5% për ushqime të përgjithshme dhe deri në 10% për ushqimet e shportës. Përfitues janë të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, ndërsa karta bankare bëhet e pavlefshme në momentin e largimit të tyre nga struktura.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3570
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
112-Vjetori i Policisë së Shtetit, ceremoni në Berat dhe Lushnjë! Kurora në ‘Varrezat e Dëshmorëve’ dhe homazhe për policët e rënë
13 Janar, 16:17
-
112-Vjetori i Policisë së Shtetit, Proda dhe Hoxha vendosin kurora te Memoriali i efektivëve Dëshmorë: Mbrojtën jetën me jetë!
13 Janar, 15:30
-
112-vjetori i Policisë, ministri Hoxha: Në zgjedhjet e 11 majit qëndroni në lartësinë e duhur! Mesazh drejtuesve të rinj: Puna juaj s'do matet vetëm me urdhrat nga zyra
13 Janar, 11:39
-
Proda takim në Akademinë e Sigurisë, marrin pjesë Prokuroria e BKH: Lufta ndaj të keqes nuk mund të bëhet vetëm. Bashkëpunim për të goditur krimin
12 Janar, 15:17
-
Siguria në shkolla, ajo rrugore dhe kibernetike, Proda pret nxënësit në Policinë e Shtetit: Mundësi e artë për maturantët te Akademia e Sigurisë
10 Janar, 20:12
-
VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet
9 Janar, 21:17
-
Kanabisi mjekësor, Qeveria përcakton kriteret e kultivimit: Parcela, me mure 4 metra të lartë e sinjale alarmi në polici! Serverat e kamerave monitoruese në BE
9 Janar, 20:45
-
Ekstradimi i Dritan Rexhepit, kryepolici Proda takon ambasadorin e Turqisë: Operacione dhe ekipe të përbashkëta hetimore!
9 Janar, 16:28
-
Virusi në rrjetin Whatsapp infekton përdoruesit me 'peshkim', mes tyre edhe uniforma blu! Policia: Mos i klikoni, por fshijini dhe raportojini te ne! (MESAZHET)
6 Janar, 22:28
-
Trafiku i çmendur në rrugën nga aeroporti, dhe një dyshim.....
6 Janar, 19:27
-
Arrestohet në Athinë i shumëkërkuari Jani Aliaj! U dënua me burg përjetë për vrasjen e Elton Çiços në ish-Bllok më 2016! Nëntë vite në arrati
3 Janar, 10:57
-
Ndërrimi i viteve, shefi i Rendit Publik për Report Tv: Prani të shtuar të efektivëve në sheshe, qendra tregtare dhe banka! Patrullim dhe në lokalet ku do të bëhen festime
31 Dhjetor 2024, 14:40
Pse vetem policies e shtetit por ata gardjanet pse mos ta fitojn pages e ushqimit apo nuk jan ne kete shtet
PërgjigjuO qytetar rrot karr po ti ça je Shqiptar apo magjar ? ? ? Se tė shash prejardhjen tēnde ēshtē e pa spjegushme e shum poshtruse. Shqipria nuk ėshtē parajsa e kēsaj Bote por aman dhe keq nuk ēshtē. Kush punon jeton mir por nē çdo vend tē Botēs punohet. Prandaj o qytetar komplet karr respekt pēr prejardhjen tēnde.
PërgjigjuPolic pilafi . shefa hashashi. Qeveri nusretesh. Parlament dylberesh miljoneresh. Qytetar te varfer krenar ne fb se jan shqiptar bejn shqiponjen me gishta.harojne kush jua fut sa krahu.
Përgjigju