Pa licencë, frigorifer me ndryshk e lavaman të dëmtuar/ AKU gjobit restorantin e marketin në Kamëz

Pa licencë, frigorifer me ndryshk e lavaman të dëmtuar/ AKU gjobit restorantin e marketin në Kamëz

KAMËZ- Një restorant dhe një market në Kamëz është gjobitur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pasi ushtronin aktivitetin në informalitet të plotë të sigurisë ushqimore. Nga kontrollet e ushtruara në këto dy subjekte, në kuadër të operacioneve kundër informalitetit, ka rezultuar se ata nuk ishin të pajisur me licencën përkatëse, madje në restorant u evidentuan edhe kushte-higjeno sanitare jashtë çdo standarti.

Më konkretisht, në restorantin në Kamëz, AKU konstatoi se ai Tiranë, ushtronte veprimtarinë i papajisur me licencën përkatëse, në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (frigoriferët ishin të amortizuar dhe me prani ndryshku, mungonte analiza e ujit dhe lavamani ishte i dëmtuar) dhe pa manualin/sistemin e vetëkontrollit (HACCP). Për këto shkelje, AKU e ka ndëshkuar me ndërpreje të aktivitetit deri sa të pajiset me licensë dhe gjobë në masën e 2,700,000për tre shkeljet e kryera.

Nga ana tjetër, në marketin po në Kamëz, AKU konstatoi se ky biznes  ushtronte veprimtarinë i papajisur me licencën përkatëse, pa manualin/sistemin e vetëkontrollit HACCP (nuk mbante regjistra për monitorimin e temperaturave në ambientet frigoriferike, nuk mbante regjistra pastrimi dhe dezinfektimi etj.), si dhe nuk posedonte sistemin e gjurmueshmërisë për produktet që tregtonte. Për këtë arsye u ndëshkua më ndërprerje të aktivitetit dhe gjobë prej 2,600,000 lekësh.

Ky kontroll vjen pas thirrjeve të njëpasnjëshme nga Ministritë, por edhe AKU, për të cilat duket se këto dy subjekte nuk i kanë marrë parasysh.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PD Kamez: 01/08/2019 23:41

    Emra konkret dhe jo na ishte se cna ishte...

    Përgjigju
  • lipi: 30/07/2019 19:43

    vetem show esht ky popull eshte akoma dele ne jug nuk te leshin njeri kupon kase cfar do gjeje qe ti mund te blesh apo konsumosh kshu qe mos beni rreklama koti

    Përgjigju
  • Hasani: 30/07/2019 18:00

    Sa kishit Xhelalin bete qejf tani do ta shikoni sa ju vlen lekura.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së