Pa licencë dhe drejt skadimit/ AKU bllokon në Morinë 21. 600 kg qumësht pluhur dhe 375 kg kafe

Pa licencë dhe drejt skadimit/ AKU bllokon në Morinë 21. 600 kg qumësht pluhur dhe 375 kg kafe

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në doganë 375 kg kafe dhe 21,600 kg qumësht pluhur, pasi ishin jashtë standarteve.

Bëhet fjalë për 375 kg të “Kafe Espresso D-CAFFE” që vinte nga Kosova.

Ky produkt është kthyer në vendin e origjinës pasi  i kishte mbetur afat përdorimi më pak se gjysma e jetëgjatësisë.  Sipas legjislacionit në fuqi, nuk lejohet futja e këtyre produkteve në territorin e Shqipërisë.

Ndërkohë, sa i përket qumështit pluhur i kompanisë “ITAL GEL” ai është kthyer në vendin e origjinës pasi nuk ishte i licencuar për shitje me shumicë të ushqimeve me origjinë shtazore për konsum human. 21,600 kg qumësht pluhur vinin nga Serbia.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK