Dy përfaqësuesit të lartë të PD-së, Ivi Kaso dhe Eno Bozdo, nuk duan t’ja dinë për ligjin. Ndonëse njëri jurist dhe tjetri ish nënkryetar Bashkie, dy zyrtarët e PD-së, siç mund të shihen edhe nga kjo foto, jo vetëm që janë pa maskë, por janë futur edhe me të kuqe, duke kaluar rrugën.

Ndryshe nga qytetarët e tjerë të pajisur me maska të cilët pritën gjersa semafori u bë jeshil, duke përfituar nga imazhi i tyre publik, dy zyrtarëve të PD-së nuk u është duruar duke kaluar me të kuqe duke u bërë rrezik si për përhapje të COVID-19, ashtu dhe për aksident automobilistik.

Ivi Kaso dhe Eno Bozdo duke kaluar me të kuqe dhe pa maska