Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale : “Drejtimi i mjetit në menyrë të parregullt” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve” parashikuar nga nenet 291 e 205 të Kodit Penal.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit. Antonio Shahini, 33 vjeç, banues në fshatin Bishnicë-Pogradec.
Më datë 20.10.2017, shtetasi i mësipërm në vendin e quajtur “Gurorja” në fshatin Vërdovë-Pogradec, u kap nga shërbimet duke drejtuar mjetin tip “Ifa” me targa PG3383B pa leje drejtimi në të cilin kishte ngarkuar 7 metër kub lëndë drusore (trupa), pa dokumentacionin përkatës.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale : “Drejtimi i mjetit në menyrë të parregullt” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve” parashikuar nga nenet 291 e 205 të Kodit Penal.
Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com