Pa patentë, të dehur dhe bënin gara shpejtësie, arrestohen 59 shoferë (VIDEO)

Pa patentë, të dehur dhe bënin gara shpejtësie, arrestohen 59 shoferë (VIDEO)

TIRANE-Policia rrugore gjatë javës që lamë pas ka vënë në pranga 59 drejtues mjetesh dhe motomjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa patentë. Nga kontrollet janë konstatuar dhe arrestuar për drejtim mjeti të parregullt 59 drejtues mjetesh dhe motomjetesh nga të cilët 22 në gjendje të dehur dhe 37 të pa pajisur me leje drejtimi.

Janë proceduar administrativisht 46 drejtues mjetesh, për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi. Janë proceduar administrativisht për mospërdorim të kaskës mbrojtëse 545 drejtues motomjetesh dhe ciklomotorësh.

Ndërsa u proceduan administrativisht për përdorim të celularit gjatë drejtimit 657 drejtues mjetesh të kategorive të ndryshme. Gjithashtu janë proceduar për mosdhënie përparësie ndaj këmbësoreve 197 drejtues mjetesh. Janë ndëshkuar edhe 1236 drejtues mjetesh për parkim të gabuar, kryesisht në rresht të dytë dhe mbi trotuare. Si dhe janë vendosur 3578 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shef turi: 02/09/2019 17:47

    Bravo policia po duhet te dilni dhe per rrethe e te beni kontroll per makina pa letra e te dehur ne timon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja