Byroja Kombëtare e Hetimit rihap garën për vendet vakante për hetues 'për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar'. Lajmin e ka bërë me dije vetë BKH me anë të një njoftimi ku thotë se me përfundimin e fazës së verifikimit të figurës dhe pasurisë së kandidatëve të kualifikuar, do të hapi përsëri konkurrimin për pozicionin e punës “Hetues” për vendet vakant.
“Në zbatim të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me përfundimin e fazës së verifikimit të figurës dhe pasurisë së kandidatëve të kualifikuar, do të hapi përsëri konkurrimin për pozicionin e punës “Hetues” për vendet vakant .
Me qëllim që kandidatët që do të aplikojnë të kenë informacionin dhe mundësinë për t`u pregatitiur për testin e aftësive fizike në LINK 1, bashkëlidhur, do të gjeni tabelat me sistem pikësh për çdo komponent gare. Falenderojmë të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për pozicionet “Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit”, thotë BKH.
Shpallja e listës së parë fituese e nisja nga puna për agjentët e FBI shqiptare ishte planifikuar në fillim shkurt por kjo s’ka ndodhur ende, pasi nuk ka përgjigje nëse justifikojnë pasuritë dhe nëse dikush prej garuesve ka kontakte me botën e krimit. Aktualisht janë administruar përgjigjet e makinës së të vërtetës ndërsa nga 39 të kualifikuarit për fazën finale, Report Tv mëson se 2 janë skualifikuar nga kjo fazë.