'Zgjedhorja'/ Hyseni: Opozita në një qëndrim me ne për kushtet madhore! Ristani: Duhen demokratizuar partitë (VIDEO)

TIRANE-  Deputeti socialist Alket Hyseni në një intervistë për gazetaren Klesiana Omeri ekskluzivisht për emisionin 'Pa Protokoll' ka deklaruar se shumë shpejt do ketë ecuri në hartimin e Reformës Zgjedhore dhe lidhur me këtë nuk do ketë asnjë kontestim nga opozita parlamentare dhe ajo jo parlamentare, nisur nga retorikat që ata kanë përdorur në media përgjatë ditëve të fundit.

Nga ana tjetër anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Arben Ristani u shpreh se tashmë duhet zgjedhjet të lira dhe të ndershme ndërsa e ka konsideruar sistemin zgjedhor një element, por jo më thelbësorin, pasi sipas tij zgjedhjet lira nuk i zgjidh sistemi. Ai tha se fillimisht duhen demokratizuar partitë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:30
'Zgjedhorja', Shabani dhe Mërtiri përplasen në 'Pa Protokoll! Kika: Kur do shënderrohet në parti Nisma Thurje?!

Përfaqësuesi i Nisma Thurje Endri Shabani dhe dhe analisti Ergys Mërtiri janë përplasur në studion e emisionit Pa Protokoll. Ky i fundit ka kundërshtuar projetin për Reformën Zgjedhore të dorëzuar në Kuvend pak ditë më parë në nisma Thurje, duke thënë se kjo lloj reforme shmang përfaqësueshmërinë. Ndërsa në fund të diskutimit Kikia ka ngritur një pyetje se kur do të kthehet në parti nisma Thurje duke marrë një përgjigje thumbuese pikërisht nga Mërtiri.

Mërtiri: Ti e shet atë si të jetë projekti jot. Asnjë nga vendet e Europës nuk ka proporcional kombëtar, sepse kjo shmang përfaqësueshmërinë. Kjo prodhon një shoqëri individualiste. Nëse duam përfaqësueshmëri ai duhet të shkojë në terren dhe ta njohë atë që po i jep votën. Njerëzit nuk e zgjedhin atë që përfaqëson interesin e tyre. Sistemi që propozojnë këta e dobëson edhe më shumë sistemin.

Shabani: Sistemi zgjedhor cakton kush e merr pushtetin. Edi Rama me një sistem proporcional të votave ka marrë 74 deputetë, 7 të tjerë i ka marrë plus nga formula zgjedhore. Sistemet zgjedhore përcaktojnë fituesin por edhe raportin e forcës brenda partisë. Ne kemi bërë një kërkesë se kur partia dorëzon listën, duhet dorëzuar edhe një dokument që lista është miratuar. Të gjitha këto nuk do të funksionojnë. Ne mund të bëjmë atë që kemi në dorë. Kemi mbledhur 50 mijë firma. Po diskutojmë me deputetë brenda parlamentit dhe aktorë politikë.  PD ende nuk ka marrë një pozicion të qartë.

Kikia: Kur do shënderrohet në parti Nisma Thurje?

Mërtiri: Shumë shpejt.

Ora 21:56
Ergys Mërtiri: Votuesi në Shqipëri e njeh kandidatin që voton vetëm në TV! Nëse nuk ke lekë nëpër duar nuk bëhesh kurrë deputet

Analisti Ergys Mërtiri ka deklaruar në studion e Report Tv se kandidatët për deputetë në vendin tonë duhet të kenë patjetër një pasuri në llogarinë e tyre bankare për t'u nëtë të njohur dhe për të fituar garën.

"Votuesi kandidatin që voton e njeh vetëm nëpërmjet televizionit. Sistemi kërkon që kandidati duhet të ketë shumë lekë nëpër duar, që të paguajë lajmet që bëhen për të. Ndërsa një individ që është shumë i respektuar në komunitet nuk ka shans të fitojë sepse nuk e njeh dot e gjithë Shqipëria. Ai që kandidon për deputet mund të komunikojë me të gjitha bandat. Banda ka ndikim. Nëse ka ndikim në një qytet, deputetë lidhen me to", tha Mërtiri.

Ora 21:43
Hyseni për Report Tv: Shumë shpejt hartojmë Reformën Zgjedhore! I bindur që opozita do të ketë të njëjtin qëndrim me ne

Deputeti socialist Alket Hyseni në një intervistë për gazetaren Klesiana Omeri ekskluzivisht për emisionin 'Pa Protokoll' ka deklaruar se shumë shpejt do ketë ecuri në hartimin e Reformës Zgjedhore dhe lidhur me këtë nuk do ketë asnjë kontestim nga opozita parlamentare dhe ajo jo parlamentare, nisur nga retorikat që ata kanë përdorur në media përgjatë ditëve të fundit.

"Unë nuk e di për palët e tjera por mazhoranca ka filluar punën për Reformën Zgjedhore e cila sot është një domosdoshmëri, e cila është një nga kushtet e shtuara në procesin e integrimit. Sinjalet për integrimin janë pozitive dhe besojmë se kjo do të vazhdojë në detyrën tonë në kuadër të kësaj reforme. Ne kemi vazhduar punën dhe komunikimin me njëri tjetrin. Së shpejti do të kemi një mbledhje të komisionit dhe besoj se dhe faktorë të tjerë politikë kanë shprehur një vullnet, si opozita parlamentare dhe ajo jo parlamentare. Në këtë kontekst do kemi një ecuri në hartimin e Reformës Zgjedhore. Ajo do të sjellë një proces zgjedhor në të nesërmen që do të jetë i pranueshëm edhe nga palët. Besoj se nuk do ketë kontestime as nga palët. Unë nuk mund të flas për një marrëveshje të mundshme konkrete. Ajo që presim nga opozita në kuadrin e ekspertizës është të zgjedhin sugjerimet e tyre. Ne nuk kemi pritur që të ketë të njëjtin qëndrim për ne, por për çështjet madhore jam i bindur se do te ketë një qëndrim. Unë jam ndjerë krenar kur Shqipëria ka marrë drejtimin e OSBE-së. Ka ardhur dita që Shqipëria të jetë drejtuese e saj. Nuk ka forcë asnjë faktor apo grup faktorësh t'i imponohet një mazhorance të zgjedhur nga vota dhe rrugës që po ndjek Shqipëria", tha Hyseni.

Ora 21:41
Mentor Kikia: Politika sot vuan nga dy plagë, cilësia e zgjedhjeve... dhe të zgjedhurve

Analisti Mentor Kikia ka deklaruar në studion e emisionit Pa Protokoll se sot politika vuan nga dy plagë,  cilësia e procesit zgjedhor dhe cilësia e të zgjedhurve.

"Kur i referohemi komunizmit thonim e kishte fajin njeriu dhe jo sistemi. Politika sot vuan nga dy plagë, cilësia e procesit zgjedhor dhe cilësia e të zgjedhurve. Tek cilësia e të zgjedhurve kemi qenë tek parlamenti i '92-it në atë që kemi sot, nuk ka shumë nevojë për fjalë", tha Kikia.

Ora 21:32
Reforma Zgjedhore/ Ristani: Sistemi nuk mundëson zgjedhjet e lira dhe të ndershme! Duhen demokratizuar partitë

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Arben Ristani ka deklaruar në studion e emisionit Pa Protokoll se tashmë duhet zgjedhjet të lira dhe të ndershme ndërsa e ka konsideruar sistemin zgjedhor një element, por jo më thelbësorin, pasi sipas tij zgjedhjet lira nuk i zgjidh sistemi. Ai tha se fillimisht duhen demokratizuar partitë.

"Ne na duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sistemi është njëri nga elementët. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk zgjidhen nëpërmjet sistemit. Kur duam zgjedhje të lira dhe  të ndershme duhet të caktojmë disa prioritete. Në rast se themi se përmes sistemit me lista të hapura kufizojmë rolin e kryetarit të partisë, nuk mund të presim që kjo zgjidh çështjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Duhen demokratizuar partitë. Në të gjithë këtë kuadër sistemi nuk ndikon. Tek sistemet duhet të vendosim se çfarë duhet të realizojmë. Të gjitha sistemet janë sisteme demokratike. Në një vend të caktuar duhet të ndash çfarë do të kufizosh. Nëse sot jemi me listë të mbyllur, sistemi me listë të hapur e kufizon kryetarin, por sistemi kombëtar me lista të hapura e kufizon akoma më shumë. Por ne duam që njerëzit të jenë të lidhura me deputetin. Këtë e realizon maxhoritari. Pastaj kemi qëllim si do e përfaqësojmë gjininë femërore. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk i zgjidh sistemi", tha Ristani.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PIJANECI: 11/01/2020 14:48

    O ristani ti e bone fora kur i dhe fitoren lyl brylit o ritan hajduti. Vetëm ti mos fol për demokraci o ristani .

    Përgjigju
  • Papi: 10/01/2020 22:08

    Or meqe partite sqenkan demokrate pse jo enverin dhe stilin e tij qeverises? Duhet demokratizuar perzgjedhja e kandidateve jo partia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5