Kreu i zejtarisë gjermane, Hans Peter Wollseifer kërkon viza më të shpejta për punëtorët nga Ballkani. Pa ta nuk do të ngrihej asnjë ndërtesë betoni më në Gjermani.
Politika nuk e ka arritur qëllimin për lehtësimin e tregut të punës, ka kritikuar presidenti i Shoqatës Qendrore të Zejtarisë Gjermane, Hans Peter Wollseifer. “Kur njerëzit nga Ballkani duan të vijnë në Gjermani, kjo mund të zgjasë me vite derisa ata të marrin një vizë.” Por pikërisht këta njerëz nga Ballkani na duhen urgjentisht sidomos në fushën e ndërtimit, ka theksuar Wollseifer.
Dihet se sektori i ndërtimit ka mjaft vështirësi për shkak të mungesës punëtorëve gjermane. “Pa punëtorët hekurpunues nga Ballkani në ndërtim nuk do të ngrihej më asnjë ndërtesë betoni në Gjermani”, sipas kreut të zejtarisë gjermane.
Kritika për zyrat e të huajve
Wollseifer ka kritikuar autoritetet gjermane të dhënies së vizave për mënyrën e veprimit në dhënien e vizës për migrantët e punës. “Zyrat e të huajve veprojnë shumë shpesh si autoritete të mospranimit të të huajve. Por ato duhet të jenë qendra të mirëseardhjes. Këtë frymë për fat të keq e përjetojnë shumë pak zyra”, tha ai për gazetat gjermane të Mediengruppe Bayern në fundjavë.
“Ne kemi nevojë për fuqi të huaj punëtore nga jashtë. Për fat të keq që nga hyrja në fuqi e ligjit të fuqisë së kualifikuar punëtore para tre vitesh vijnë më pak punëtorë se sa kishim menduar ne”, ka theksuar Wollseifer.Corona ka luajtur rol në trendin e ardhjes së punëtorëve nga jashtë, por ende nuk është lehtësuar sa duhet tregu i punës. /DW/
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11385
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Incidenti me makinë në Gjermani, vdes nëna dhe vajza e saj
15 Shkurt, 22:02
-
Konferenca e Mynihut/ Zelensky: Kievi nuk do të pranojë kurrë një marrëveshje pas shpine! Është koha për një ushtri evropiane
15 Shkurt, 15:20
-
Fjala e plotë e zv.Presidentit të SHBA që 'çmendi' liderët europianë: Kërcënimi nuk është Rusia dhe as Kina, e keni brenda jush, po tërhiqeni nga disa vlera
15 Shkurt, 14:42
-
Komentet e zëvendëspresidentit amerikan për Evropën/ Kritikohet ashpër në Konferencën e Mynihut, Scholz: Kundërshtoj deklaratën
15 Shkurt, 11:34
-
Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Zelensky pas takimit me Vance: Tani, një paqe e vërtetë dhe e garantuar! Do të flas me Putinin vetëm me një plan të përbashkët SHBA-BE
14 Shkurt, 16:18
-
Sveçla në Gjermani, përmend financimin e grupeve nga Serbia për sulme terroriste në Kosovë: Rrezikohet siguria e vendit
13 Shkurt, 22:43
-
Turizmi e ndërtimi do rrisin me 4% ekonominë këtë vit, BSH: Pa zhvlerësimin e valutave, rritja e çmimeve do ishte më e lartë
13 Shkurt, 18:57
-
Kërcënuan familjen e Schumacher se do publikonin foto të rënda, një person pas hekurave dhe dy dënime me kusht
13 Shkurt, 15:55
-
Gjermani/ Makina merr përpara një grup demonstruesish në Mynih, 28 të plagosur
13 Shkurt, 12:18
-
Akuzohet për sulm seksual, futbollisti i Bundesligës dy netë në qeli
13 Shkurt, 11:44
-
Enver Robelli: E djathta ekstreme evropiane si kërcënim për Kosovën
11 Shkurt, 16:00
-
Nga migracioni, te ekonomia dhe politika e jashtme, Scholz - Merz debat televiziv para zgjedhjeve në Gjermani
10 Shkurt, 10:42
Une punoj dhe jetoj ne Gjermani prej 5 vitesh. Ketu si skllav trajtohesh po punove ne firma kosovaresh, nese punon per firma gjermane trajtohesh si gjerman.
PërgjigjuPer ta ballkani e kan lan mrapa. Se kajn nevoje per skllever
Përgjigju