Pa Ronaldo-n është e vështirë, Lecce ndal Juventusin në javën e nëntë të Seria A

Pa Ronaldo-n është e vështirë, Lecce ndal Juventusin në javën e nëntë të Seria A

Në javën e nëntë të Seria A Juventus ka hedhur hapin e dytë të gabuar të sezonit pasi ka barazuar 1-1 në transfertë ndaj Lecce-s. Në ‘Stadio Via del Mare’ 45 minutat e pjesës së parë u mbyllën me shifrat 0-0, ndërsa të dy golat u realizuan në pjesën e dytë.

Fillimisht ishin bardhezinjtë ata të cilët kaluan të parët në avantazh falë Dybala-s që nuk gaboi nga pika e bardë e penalltisë, të fituar nga Panjic. Vendasit nuk u dorëzuan pas këtij episodi dhe barazuan në të njëjtën mënyrë. Në minutën e 56 Mnacosu nuk fali pas një 11 metërshi të fituar si pasojë e një topi të prekur me dorë nga De Ligt.

Në pjesën e mbetur të lojës Juventus tentoi të çante mbrojtjen e Lecce-s, por pa Ronaldon në fushë rezultoi e vështirë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore