TIRANË- Një kufomë e dekompozuar është gjetuar mëngjesin e sotëm nga banorët e zonës në fshatin Balticë, Njësia Administrative Vaqarrr.

Sipas informacioneve nga Policia, bëhet me dije se kufoma ishte e seksit mashkull dhe ka qenë prej disa ditësh pa shenja jete.

Mendohet se ai ishte një endacak, ose ndonjë emigrant me origjina nga vendet e treta, ndërsa pritet të bëhet përcaktimi i shkaqeve të vdekjes nga ekspertiza mjekoligjore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave e plotë të ngjarjes.