Pa Veting dhe me pasuri të ‘çmendur’, kush është gjyqtari Agron Zhukri që do të shqyrtojë Statutin e Berishës! Nga pallati tek 2 milionë USD të gruas! ‘Plepist’ dhe ish-shofer?

Pa Veting dhe me pasuri të ‘çmendur’, kush është gjyqtari Agron Zhukri që do të shqyrtojë Statutin e Berishës! Nga pallati tek 2 milionë USD të gruas! ‘Plepist’ dhe ish-shofer?

Gjykata e Tiranës

Agron Zhukri është gjyqtari i cili do të verifikojë ligjshmërinë e statutit paralel të Sali Berishës, miratuar në të ashtuquajturin Kuvend Kombëtar të Partisë Demokratike, në 11 dhjetor 2021, në stadiumin kombëtar. Ndonëse sipas ligjit për partitë politike detyra e gjyqtarit është vetëm një kontroll rutinë i statutit të ri nëse u përmbahet apo jo parimeve kryesore demokratike, vendimi për pranimin ose jo të statutit të diktuar nga Sali Berisha, mbart një rëndësi të madhe me impakt në luftën që po zhvillohet në Partinë Demokratike mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për kontrollin e partisë dhe selisë.

Statuti i dërguar në gjykatë nga grupi i Berishës, në emër të Partisë Demokratike, është prodhuar nga një Kuvend qartësisht i paligjshëm, jashtë statutit zyrtar të PD-së dhe mbi rregulla arbitrare të sajuara nga Berisha. Është shmangur qëllimisht verifikimi i firmave të delegatëve, Kuvendi është drejtuar nga një komision i caktuar nga Berisha dhe jo sipas statutit në fuqi të PD-së, ndërsa votimi në stadium ishte jo transparent dhe i mbyllur. 

Statuti është dërguar për regjistrim në gjykatë në emër të PD-së, në një kohë kurë PD-ja zyrtare ka referuar një kallëzim në SPAK për grupin e Berishës, për përvetësim të simboleve dhe vulës së partisë.

Mbetet për t’u parë nëse gjyqtari Agron Zhukri do të konsiderojë apo jo këto rrethana dhe fakte kur të vendosë për fatin e statutit paralel të paraqitur nga Berisha. Nëse gjyqtari do ta certifikojë statutin si brenda normave demokratike, ky vendim do të konsiderohej nga Sali Berisha si një legalizim i Kuvendit në stadium dhe të vendimeve të miratuara, që nga shkarkimi i Lulzim Bashës, mbajtja e referendumit, ngritjen e grupit për drejtimin e partisë etj., dhe në këtë mënyrë do të mësynte në selinë e PD-së.

Por nuk përjashtohet skenari që vendimi i gjyqtarit, si do që të jetë, të ankimohet nga njëra palë në Apel dhe kështu çështja mund të zgjasë me vite.

Po kush është gjyqtari Agron Zhukri?

Zhukri është pjesë e gjyqtarëve, të cilën nuk kanë kaluar procesin e Vetingut. Procesi i verifikimit për Zhukrin ka nisur në qershor të vitit 2020, ku aktualisht nuk ka një datë të caktuar për t’u paraqitur në Komisionin e Vetingut për t’u njohur me dosjen hetimore.

Më shumë se sa për vendime, Zhukri është lakuar për pasurinë. Në vitin 2003, gjyqtari deklaron një shtëpi të ndërtuar në vitet ’90 me vlerë 3 milionë lekë, kthyer më pas në ambiente zyre për biznesin e bashkëshortes, si agjenci udhëtimi dhe sigurimesh, me vlerë investimi 2 milionë lekë.

Nga viti 2006 deri në vitin 2018, bashkëshortja e gjyqtarit Rezarta Zhukri deklaron rreth 2 milionë USD të ardhura nga biznesi i agjencisë së udhëtimit dhe sigurimeve.

Nëse në vitet 2003, 2004 dhe 2005, të ardhurat e bashkëshortes Rezarta Zhukri janë të papërfillshme, befas në vitin 2006 deklaron 130 mijë euro të ardhura, në vitin 2007 deklaron 65 mijë euro, në vitin 2008 rreth 75 mijë euro, në 2009 rreth 32 mijë euro, në 2010 deklaron 5.8 milionë lekë, 7.1 milionë lekë në 2011, 8.5 milionë lekë në 2012 dhe 8 milionë në 2013. Në vitin 2014, Rezarta Zhukri deklaron 19.8 milionë lekë ose rreth 200 mijë USD të ardhura, 10 milionë lekë në 2015 dhe 11 milionë lekë në 2016. Në 2017 deklaron 49 895 099 ose rreth 500 mijë USD dhe rreth 420 mijë USD në vitin 2018. 

Në vitin 2006, gjyqtari deklaron blerjen e dy apartamente me vlerë 280 mijë euro si dhe një makinë Volsvagen Classic me vlerë 43 mijë euro, makinë kjo për bashkëshorten. Në vitin 2006, deklarohet edhe shitja një apartamenti ndërtuar mbi truallin e familjes, me vlerë 30 mijë euro, si dhe 30 mijë euro të ardhura nga investimi në ndërtim. Ndërkaq, dy apartamentet i jep me qira, ku deklaron deri në 21 mijë euro të ardhura në vit. Por, nga ana tjetër, deri në 13 mijë euro në vit i shpenzojnë për shkollimin e djalit.

Në vitin 2017 gjyqtari Agron Zhukri deklaron një kontratë si përfitues i një sipërfaqeje ndërtimi si pronar i truallit ku po ndërtohet një pallat. Në vitin 2018, deklaron rreth 48 mijë USD nga qiratë, rreth 15 mijë USD pagën e bashkëshortes përveç 420 mijë USD të ardhura nga biznesi, rreth 16 mijë USD të ardhura nga aktiviteti privat i djalit, si dhe pagën e tij si gjyqtar 1.3 milionë lekë ose rreth 13 mijë USD.

Do të jenë konkluzionet e Komisionit të Vetingut që do të përcaktojnë nëse kjo pasuri e deklaruar është e ligjshme apo gjyqtari Agron Zhukri e ka krijuar duke përdorur funksionin.

Karriera

Gjyqtari Agron Zhukri, 56 vjeç, ka një karrierë të gjatë prej më shumë se dy dekadash në sistemin e drejtësisë. Në rrethet e gjyqësorit flitet se Zhukri ka qenë shofer pranë ambasadave, por gjithsesi zyrtarisht gjyqtari ka deklaruar se në periudhën dhjetor 1992 deri në qershor 1994 ka punuar pranë Ambasadës Shqiptare në Romë. Zhukri thotë se ka qenë punonjës, por pa e specifikuar punën që bënte.

Nuk dihet se si Zhukri arriti të bëhej pjesë e drejtësisë, me arsim të plotë juridik apo përmes kursit të famshëm të ‘Plepave’. Gjithsesi, Zhukri është shfaqur si ndihmës gjyqtar në procesin e famshëm të gjykimit të të akuzuarave për grushtin e shtetit të 14 Shtatorit 1998, orkestruar nga Sali Berisha. Ashtu si në shumë ngjarje të tjera të rënda, edhe për grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998 u dënuan vetëm zbatuesit, ndërsa orkestruesit jo vetëm i shpëtuan përgjegjësisë penale, por përsëritën më pas Gërdecin, 21 Janarin dhe sot po tentojnë të pushtojnë Partinë Demokratike, e cila u përdor për grushtin e shtetit të ’98.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 17/12/2021 17:15

    Kjo është çmenduri! Rrijnë në punë gjyqtarë si puna e këtij dhe vettingu shkarkon magjistratë për (me demek) mungesë të ardhurash për 500 mijë lekë (për hir të së vërtetës kaq para një polic rrugor i bën për një javë). Palo shtet

    Përgjigju
  • Paul: 17/12/2021 17:06

    Keta PLEPISTAT DUHEN VARUR TEK PLEPAT NE DURRES....

    Përgjigju
  • Populli: 17/12/2021 15:40

    Rrenjet jane 30 vjecare.. don kohe te shkulet

    Përgjigju
  • leone: 17/12/2021 11:21

    zoti Doci! Shpreh mirenjohjen time per shkrimet dinjitoze qe beni here pas here ne Shqiptarja.Com dhe per kontributin tuaj te madh ne sherbim te demokracise ne shqiperi.Jam nje emigrant dhe kam ngelur i zhgenjyer shume nga veprimi i me nder prsidentit Metaj,i cili skualifikoi per interesat e tij personale Arta Vorpsin dhe futi nga dritarja Xhaferllarin per anetare te GJK,megjithese parlamenti shqiptar e kualifikoi ate si me te pershtateshmen,duke e renditur te paren ne liste.Mora shkas t'ju drejtohem juve per faktin sepse ju jeni nga gazetaret me te perkushtuar kunder padrejtesive dhe ne vecanti per zbatimin e reformes ne drejtesi e pastrimit e sistemit te dre4jtesise nga te inkriminuarit,nje prej te cileve ,sipas mendimit tim dhe mesa une kam lexuar ne shtyp eshte dhe Xhaferllari,e cila padrejtesisht u katapultua ne GJK dhe se fundmi "shorti" e katapultoi dhe ne KED.E kuptoj se eshte e ngaterruar kjo pune,por cudia ime eshte se megjithese te gjithe gjyqtaret e prokuroret kalojne ne veting,ajo nuk e ka kaluar vetingun dhe megjithese u fut si u fut atje ku eshte futur,a nuk duhet ajo ter kaloje ne veting si gjithe te tjeret?! perse te vazhdoje ky perjashtim per kete sharabajke te degjeneruar ,te permendur dhe per shoqeri me persona te implikuar ne krim (me duket nga Izet Haxhia),te cilen ju me mire se kushdo tjeter e dini?!!!A ka mundesi te me jepni nje pergjigje,sepse une jetoj jashte vendit,ne Athine dhe me ben shume pershtypje.Kush e percakton radhen dhe listen e vetingut dhe perse ,u be cfare u be me te,a nuk duhet te futet ne listen e vetingut dhe ajo dhe kur?Mund ta hetoni pak kete ceshtje ju lutem? Faleminderit !

    Përgjigju
  • Ola: 17/12/2021 10:49

    Pra shum thjesht esht e kot te zhvillohet seanca pasi me ket injorant Berisha e ka statusin ne xhep

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën