TIRANE- Cunami Beppe Grillo mbërrin edhe në Tiranë. Autorët e programit "Paçe me Gazeta", kanë gjetur se kush mund të jetë Beppe Grillo shqiptar për zgjedhjet e ardhshme. Dhe ,bëhet fjalë për humoristin Xhevahir Zeneli, i cili do të jetë "surpriza" e zgjedhjeve në Shqipëri.
Teksa së bashku me kolegët e tij komentonin në "Paçe me Gazeta", lajmin e fitores së komedianit Beppe Grillo në Itali, Xhevahir Zenelit duket t'i ketë pëlqyer një analogji me komedianin, duke deklaruar me shaka se e ka gati programin, porse nuk e ka shpalosur.
Një reagim i tillë ka shkaktuar të qeshura e duarrokitje ndër protagonistët dhe spektatorët e emisionit me humor e satirë "Paçe me Gazeta", të cilët i kanë uruar fat në fushatën zgjedhore.
/Shqiptarja.com