TIRANE- Objekt i ironisë dhe thumbave të Hervin Çulit dhe bandës së tij mëngjesin e sotëm në “Paçe me gazeta” ishin të akuzuarit kryesorë të tragjedisë së Gërdecit. Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, Dritan Minxolli
dhe Sokol Ngjeçi mbërritën mbrëmjen e së enjtes në ambientet e policisë, pas lëshimit të urdhërekzekutimeve nga ana e prokurorisë.

Delijorgji do të qëndrojë në qeli për 3 muaj dhe 24 ditë, ndërsa Pinari dhe Ngjeçi 3 vite e 7 muaj, ndërsa Minxolli 5 vite e 7 muaj.