“PD parti e bekuar prite prite Edi Selamnë,
po vjen si pëllumb i shkruar të shpëtojë
mëmëdhëne nga zgjedha e keqe e Edi Ramës”- reciton Hervin Çuli me bandën e tij.
"Paçe me Gazeta" komentoi sot në mëngjes lajmin e publikuar në media të ish kryetarit të Partisë Demokratike i cili prej 15 vitesh jeton në SHBA i cili në një prononcim të mbrëmshëm për mediat televizive u shpreh i gatshëm të rikthehet në radhët e PD nëse do të kishte një ftesë për t’u përfshirë në garën elektoral.
Poezia për Kreshnikun e AK-së
Kur është në Tiranë flet tironçe
por kur shkon në Tropojë flet tropojançe.
Ritëm, humor, ironi dhe batuta përcillet çdo mëngjes në A1 REPORT! nga Hervin Culi dhe banda e tij. Emisioni i përditshëm "Paçe me Gazeta" mbërthen para ekranit teleshikuesit, që duan të marrin vesh lajmet e ditës në gazeta.