'Pacientët me COVID fshihen në reanimacion', QSUT i përgjigjet PD: Transferimi në Infektiv nuk bëhet kur pacientit është rëndë

'Pacientët me COVID fshihen në reanimacion', QSUT i përgjigjet PD: Transferimi në Infektiv nuk bëhet kur pacientit është rëndë

Drejtoria e QSUT-së pranon se në shërbimin e Reanimacionit ka të shtruar me COVID-19, por thotë se kjo ndodh vetëm në rastet e pacientëve me gjendje të rënduar shëndetësore, transferimi i të cilëve tek Infektivi është i pamundur dhe mund t’i rrezikojë jetën.

Në një reagim që vjen si përgjigje e denoncimit të PD-së, se po fshihen pacientët me COVID duke u trajtuar tek Reanimacioni i QSUT-të, drejtoria e kësaj qendre spitalore, thotë se të identifikuarit marrin trajtimin mjekësor duke zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Në një njoftim publik thuhet se të gjithë pacientët e trajtuar në këtë shërbim për urgjenca të ndryshme dhe që mund të dyshohet se janë të prekur me COVID, izolohen në bokse të veçanta pa pasur kontakt me pacientët e tjerë dhe stafi mjekësor përdor mjetet mbrojtëse për të parandaluar infektimin nga virusi.

Nëse nga tamponët e marrë ata rezultojnë pozitiv, transferohen në infektiv, dhe vetëm në rastet e vështira trajtohen aty.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë