Pacienti transportohet me barrelë nga shkallët, spitali i Traumës: Defekti në ashensor u rregullua shpejt, operacionet vijuan

Pacienti transportohet me barrelë nga shkallët, spitali i Traumës: Defekti në ashensor u rregullua shpejt, operacionet vijuan

Momenti ku mjekë dhe infermierë të Spitalit të Traumës transportojnë përmes shkallëve një pacient

Këto foto i përkasin ditës së djeshme në spitalin e Traumës në Tiranë. Janë mjekë, infermierë dhe personel i spitalit që transportojnë përmes shkallëve një pacient.

Shqiptarja.com kontaktoi me drejtues të spitalit të Traumës, të cilët sqaruan se ditën e djeshme, njëri prej ashensorëve ka pësuar defekt dhe se menjëherë janë njoftuar personat përgjegjës të cilët në më pak se 1 orë kanë bërë të mundur rregullimin e ashensorit.

Por në këtë pritje, thanë burimet zyrtare, është dashur të bëhet transportimi në një rast edhe përmes shkallëve, në mënyrë që të mos krijoheshin vonesa për ndërhyrjet kirurgjikale.

Vetëm gjatë ditës së djeshme thonë burimet nga Spitali i Traumës janë zhvilluar 28 operacione. Ndërkohë, theksohet se ashensori tjetër ka qenë në punë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë