Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli sot ka bërë me dije se Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Çmimit Nobel në Stokholm.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli është shprehur se pret që edhe Shqipëria të veprojë në këtë mënyrë.

“Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit. Unë konfirmoj se ambasadorja ynë Znj. Shkendije-Geci-Sherifi do të bojkotojë këtë event, shkaku i fituesit kontravers të Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit. Unë gjithashtu pres që edhe Ambasadori i Shqipërisë të veprojë në mënyrë të ngjashme”.