Pacolli-Krasniqit: Mblidh plaçkat liro
shtëpinë, do ta bëj çerdhe fëmijësh

Pacolli-Krasniqit: Mblidh plaçkat liro<br />shtëpinë, do ta bëj çerdhe fëmijësh
KOSOVE - Vazhdojnë tensionet në mes të Jakup Krasniqit dhe Behxhet Pacollit. Akuzat nuk kanë të ndalur ndaj njëri-tjetrit. E kësaj radhe kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, i ka kërkuar kryeparlamentarit Jakup Krasniqi që mos ta zgjatë më shumë këtë punë.

Pacolli ka kërkuar nga Jakupi që të lirojë shtëpinë që e ka nxjerrë në shitje me vlerë prej 1 milionë eurosh e po këtë shtëpi ai do ta bëjë çerdhe fëmijësh.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e Pacollit ndaj Krasniqi:

"Hajde hajde Jakup Krasniqi, se këtu të prita me dal. Po të drejtohem bash si në odat tona të moqme, ndoshta nuk të vjen mërzi... A e din që ka një dallim themelor mes meje edhe teje. Une flas për pasurinë time, rrjedhimisht djersën time dhe të familjes sime, ndërsa ti për djersën e qytetarëve të Kosovës.

Edhe e di si po ja bëjmë… për të mos e zgjat ma tepër. Edhe pse unë paratë e djersës time i respektoj, por po i përgjigjem ofertës tënde.

Meqë e paske hedh shtëpinë në shitje, ta blej unë menjëherë, me ato 1 milion që i paske kërku e ti më trego veq kur i mbledh plaqkat e më liro shtëpinë sepse do t'ia dhuroj komunitetit për qerdhe fëmijësh.

Por, ti mbajë fjalen dhe 600 mijë euro ua kthe skamnorëve sepse realisht ato para të tyre janë. Ti dhe shpirti yt e din këtë gjë më së miri."

KRASNIQI: BACI I KRYEMINISTRIT PASKA PIRE SHUME VODKE

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi i'u është kundërpërgjigjur akuzave të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli, që ia bëri mbrëmë në emisionin “Argument Plus” në RTV 21, ku edhe e quajti atë mashtrues, shpirt ligë e psikopat.

Krasniqi e ka ftuar Kryeministrin Hashim Thaçi që mos t’i jap shumë vodkë zëvendësit të tij Behgjet Pacollit, madje, e ka pyetur mos ishte vodka që Millosheviqi i Moskës i përcolli përmes Daçiqit për Bacin, siç e quan Krasniqi.

Më poshtë e keni reagimin e plotë të Krasniqit në Facebook.

Shumë, shumë vodkë paska pi baci i Kryeministrit?!

Kryeministër, mos i japë shumë dozë të Votkës bacit tënd, Zëvendëskryeministrit të parë e ish Presidentit të bërë me votat e çlirimtarëve?!!! A mos ishte ajo vodka që Millosheviqi i Moskës t'i përcolli përmes Daçiçit për Bacin?

Ju keni qenë në shtëpinë time Kryeministër; Baci nuk ka qenë, por nëse besoni se vlen disa milionë, unë po te them se e ke rastin të fitosh shumë para. Eja merre 1 milion shtëpinë time e shitja Bacës për disa milionë. Kurse unë prej ati 1 milioni, nja 600.000 do t’ua jap pa asnjë hezitim të pastrehëve te Kosovës.

Sipas asaj që e keni vlerësuar Ju, përveç qe fitoni ju te pangishmit e Qeverisë, rasti është te fitojnë edhe do fakira dhe unë aspak. Nëse nuk doni me fitu shumë para se nuk besoni, atëherë me qëllim e keni mashtruar opinionin publik.

Ndalni mashtrimet Ju të pangishmit e Qeverisë se gazi i Botës u bëtë o te mjerë! Nese faji është i Nismës qe do t'u len me gishta n'gojë.

Për të tjerat çështje, ju treguat shpirtin tuaj të lig, tamam ashtu si jeni, psikopatë, mashtrues e gënjeshtarë ordiner. Pasuria aske nuk e bënë njeri, as Ju.

Mjerë vendi që i keni hipur në qafë!"

Marrë nga Kosova Press

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike