Pacolli në Malishevë: Edhe
unë jam fshatar si ju

Pacolli në Malishevë: Edhe<br />unë jam fshatar si ju
U tha mikpritësve të tij se edhe ai është një fshatar prej Marevcit. Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli i vizitoi disa qytetarë në Malishevë. Këtë e bëri në një ode të Panorcit të Malishevës së bashku me ministrin e AKR-së, Fadil Ismajli, të cilët u takuan me dhjetëra banorë të fshatrave Llabjan, Drenoc, Gurbardh, Janqisht, Burim, Malishevë, Lumishtë, Shkozë, Carrallukë.
 
Pacolli përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook, tregon se të ketë pasur një bisedë shumë të ngrohtë me këta qytetarë të komunës së Malishevës, duke ua rrëfyer atyre peripecitë e jetës së tij.
 
“Edhe unë jam fshatar i Marevcit si ju, i thashë nikoqirëve. Peripecitë e jetës janë mësime të mëdha dhe unë prej jetës sime kam mësuar shumë. Asnjëherë mos me humb shpresën. Nëse je i pastër në shpirt dhe nuk i bën keq dikujt, s’duhet me pas frikë prej askujt! Nuk ka më mirë se me lanë dyer të hapur në botë, që nëse kthehesh s’të duhet t’i shtysh e t’i hapësh sërish! Respekti reciprok i mban të hapura dyert e nevojës! Duhet me e dash punën, dhe atëherë perëndia të ndihmon që ta kryesh punën shumë mirë. Nëse donë të lëvrosh arën, perëndia të ndihmon t’i gjesh qetë, kur donë të punosh!”, ka shkruar Pacolli fjalët që ka thënë në odën e Panorcit.
 
Krejt këto Pacolli thotë të jenë disa mësime prej jetës së tij, kohës kur ka lëshuar Kosovën dhe është kthyer prapë këtu, por ai tregon se nuk e ka gjetur njëjtë vendin që e lëshoi dikur.
 
“Kur u ktheva, gjeta më shumë egoizëm, dhe dashuria për njeri tjetrin ishte zvogëluar pak, ndoshta prej dallimit të shtresave shoqërore”, ka shkruar Pacolli në facebook.
 
E po ashtu Pacolli u ka rrëfyer këtyre qytetarëve në Panorc të Malishevës edhe për përpjekjet e tij për lobim për programin e AKR-së, për platformat agro-ushqimore dhe për bujqit që do krijojnë 70 mijë vende pune. 
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike