Pacolli në mediat serbe: Mes Kosovës dhe Serbisë s'duhet të ketë kufij

Pacolli në mediat serbe: Mes Kosovës dhe Serbisë s'duhet të ketë kufij

Behxhet Pacolli

KOSOVË- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli në një intervistë të dhënë për televizionin serb, TV Prva, është shprehur se Kosova dhe Serbia nuk duhet të kenë kufij mes tyre.

I pyetur mbi një marrëveshje të mundshme mbi Kosovën dhe Serbinë, Pacolli është shprehur se dy vendet janë afër, por në të njëjtën kohë edhe larg.

Ne jemi larg dhe jemi shumë afër, gjithçka është në duar tona. Nëse ne duam të jemi më afër, do të jemi. Tani topi duhet të hidhet në fushës e ekonomisë.

Behxhet Pacolli

Më tej, Pacolli është shprehur se nëse të dyja palët kanë vullnet do të arrijnë një zgjidhje./ekspress

Paqja është e nevojshme për njerëzit tanë. Ne kemi jetuar dikur së bashku dhe shoh tendencë për të jetuar sërish së bashku. Në vend se të krijojmë pengesa, ne duhet të largojmë kufijtë dhe të lejojmë njerëzit të lëvizin lirshëm.

Behxhet Pacolli

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja