Pacolli: Polemika me Jakupin përfundoi sot

Pacolli: Polemika me Jakupin përfundoi sot
KOSOVE - Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli thotë se janë marrë vesh me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqin në lidhje me polemikën që kishin.

“Asnjëherë nuk e kam ofenduar askënd. Atë e kam konsideruar si një luftëtar që ka ardhur prej luftës, kam menduar se një konsideratë për të është e merituar. Ai katër herë më ka atakuar rëndë.

Kam pasur një ofertë që ta blej shtëpinë e tij, ai vetë e ka ofruar. Por si ndodhi, ai është tërhekur nga kjo. Ndoshta është mirë se nuk kam shpirtë të veproj dhe nuk është mirë ta bëj këtë.

Ai sot është përgjigjur sot në Fondacionin tim, në letrën time. Besoj se nuk ka polemika në këtë drejtim. Besoj se zoti Krasniqi e ka parë që ka gabuar, e ka futur dorën aty ku nuk duhet.

Besoj se zoti Krasniqi do të jetojë i qetë në familjen e tij, nëse ai është i interesuar të kemi marrëdhënie normale ne do të kemi sepse unë në shpirt jam mësuar të mos mbajmë hidhërim”, tha ai veç tjerash në emisionin “Zona B”.

Marrë nga Gazeta Express
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike