Zv.Kryeministri i Kosoves, Behgjet Pacolli
PRISHTINË, 28 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, shprehu urimet e tij më të përzemerta me rastin e festës së Fiter Bajramit.
Në një mesazh urimi, Pacolli thekson se, si shoqëri dhe si individë na presin sfida të reja për afirmimin tonë kombëtar dhe vendor.
"Si njeri që ka një eksperiencë të gjatë pune dhe jete mendoj se ka disa premisa për sukses. Na duhet një raport i shëndoshë me të vërtetën dhe jo me të rrejshmen; vendosja e interesit të përgjithshëm mbi atë egoistik; ruajtja e mirënjohjes në vend të kthimit të shpinës për mikun që t'u gjend në momente të vështira, ndihma për atë që vuan në vend të lakmisë për më shumë", shprehet Pacolli.
"Ne shqiptarët kemi traditë në të gjithë këto drejtime dhe vetëm duhet të zhvillojmë vlerat më të fuqishme që kemi, pa e humbur kurrë orientimin nga e mira", përfundon lideri i AKR-së, Pacolli./k.s/











