Padi kundër Serbisë për gjenocid?! Vuçiç: U kërkoj shqiptarëve të mos e bëjnë këtë!

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha sot se paralajmërimi i Kosovës për të dorëzuar një padi për gjenocid kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë është paralajmërim që nënkupton fillimin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

“A po kërcënoni Serbinë me procese gjyqësore për gjenocid? Ju mund ta bëni atë vetëm përmes një shteti tjetër, përmes Shqipërisë dhe kjo do të nënkuptojë fillimin de facto të bashkimit me Shqipërinë. Unë u kërkoj shqiptarëve nga Kosova të mos e bëjnë një gjë të tillë këtë”, tha Vuçiq me një dozë kërcënimi.

Ai gjithashtu u bëri thirrje atyre që, siç thotë ai, “vazhdojnë të kujdesen për Prishtinën si fëmijën e tyre”, të mos e bëjnë këtë.

Ai shtoi se ndërkombëtarët gënjejnë kur thonë se janë kundër ndryshimit të kufijve.

“Kur dëgjoni reagimet e njerëzve nga jashtë dhe deklaratat e tyre se janë kundër ndryshimit të kufijve, ju e dini që ata po ju gënjejnë hapur dhe se ata në janë në favor të ndryshimit të kufijve të Serbisë”, tha Vuçiç.

Madje ai ka vazhduar më tej duke akuzuar ndërkombëtarët se ndërhyrja e tyre në Ballkan, në veçanti në Serbi ishte e gabuar.

"Dhe pastaj ata deklarojnë se kjo ndodhi për shkak të një katastrofe humanitare. A nuk kemi të bëjmë me një katastrofë humanitare në Siri, Afganistan apo Irak? Megjithatë, ju nuk e ndatë Basrën nga Iraku, ose Homsin nga Damasku. Ju I bëtë një gjë të tillë vetëm Serbisë. Për Evropën, Serbia është e suksesshme vetëm pa Kosovën. Dhe fuqitë e mëdha kanë bërë gjithmonë të njëjtën gjë, ata duan bashkimin kundër serbëve, "tha presidenti.

Qeveria e Kosovës planifikon të ngre padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ndaj Serbisë për krimet dhe gjenocidin gjatë luftës. Deklaratë e dhënë nga vetë kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij të parë në Kuvend pasi mori pozitën e shefit të Qeverisë.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille