Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka, ish-deputet i PS-së dhe njëkohësisht biznesmen, është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Mësohet se Gaçi është thirrur pas kallëzimit të kryer nga Fredi Beleri ndaj kryetarit në detyrë të bashkisë Himarë Jorgo Goro, për tjetërsim toke në Himarë.
Në kallëzimin penal të kryer nga Beleri, ai akuzon kryetarin në detyrë të kësaj Bashkie Jorgo Goro, se ka trajtësuar një pronë në favor të të tretëve, pronë e cila pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.
Më konkretisht, bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej 5512 metra katrorë, të përfituar në mënyrë të parregullt nga Foto Pavllo Mëhilli,
‘Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro ka konfirmuar duke nënshkruar planvendosjen e ngastrës 36/36/1 pa marrë fare parasysh konfigurimin e saj në hartë në raport me kufijtë e shënuar në AMTP dhe pa e verifikuar në raport me ngastrën që i përputhej kësaj pasurie në hartën kadastrale 1:5000 mbi bazën e të cilës është kryer ndarja e tokës bujqësore në kooperativën Gjilek-Dhërmi.
Të gjitha veprimet e kundërligjshme të kryera nga Kryetari i Bashkisë Himarë, Këshilli i Qarkut Vlorë dhe ish-punonjësit e ZVRPP Vlore në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë kryer për shkak se kjo pasuri është tjetërsuar në favor të të tretëve dhe mbi këtë pronë, pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i Ministres se Mbrojtjes në atë kohë, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme.
Trashëgimtarët e shtetasit Foto Mëhilli, duke tjetërsuar një pasuri që rrjedh nga një vepër penale si ajo e falsifikimit, kanë kryer edhe veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim me investitorët strategjikë, shtetasin Artan Gaçi etj.
Po ashtu edhe shtetasja Olta Xhaçka, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme, me mosveprimet e saj, duke mosdeklaruar konfliktin e interesit, ka përfituar nëpërmjet regjimit martesor të drejta pasurore dhe përfitime të paligjshme, që sipas ligjit për investitorët strategjikë si dhe ligjin për konfliktin e interesit nuk i takojnë. Kjo shtetase nëpërmjet investimit strategjik në një pronë të falsifikuar, ka përfituar të drejtën e përdorimit falas të pasurive shtetërore për të cilën shtetas të zakonshëm paguajnë detyrimet tatimore, etj.’- thuhet në kallëzimin e kryer nga Fredi Beleri.
Beleri padit Jorgo Goron për veprat penale ‘Shpërdorim detyre’, ‘Falsifikim i dokumenteve, nga personi që ka për detyre të lëshojë aktin; Foto Pavllo Mehilli (trashëgimtarët), banues në Dhërmi, për kryerjen e veprës "Falsifikimi i dokumenteve", "Pastrimi i produkteve te veprës penale". Artan Gaxhi, për kryerjen e veprës penale "Falsifikimi i dokumenteve", dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale".- Olta Xhaçka, ish- Ministre e Punëve të Jashtme, deputete, për kryerjen e veprës penale "Shpërdorimi i detyrës".
Një ditë më parë kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro u mor në pyetje në SPAK për mbi tri orë. Ai nuk ka preferuar të flasë për mediat për shkak se siç tha, çështja është në hetim. Ndaj tij janë bërë dy kallëzime penale, njëra prej të cilave nga Fredi Beleri, kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, i cili nuk ka marrë detyrën pasi u arrestua me akuzën e blerjes së votave.
Ore cfare ju ka ber Beleri, 4 muaj tani kerceni ne titling e tij. Greqia per Belerin na kercenon, ndersa Beleri nga burgu ka trembur gjithe politikanet Shqiptare. Spak-u ka frik Belerin, sepse ka gjithe Greqine mbrapa. Nga ana tjeter Kryeministri ka neneshkruar mareveshje me Greqine per burgosjen e Jorgo Goros, edhe meriten do e mare Beleri. Dhe dhe sot gjithe media Greke, thon qe Beleri do coj ne burg politikane shqiptare nga burgu.
PërgjigjuEshte peralle me Bejler e Goro e xhacke e greqi e shqiperi. Ik Shiko punen