-
Padia e Fredi Belerit/ Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO-së, s’ka hetim për Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin
Gjykata e Lartë vendosi kundër rekursit të Fredi Belerit për hetimin e ish-ministres së Jashtme dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçi, lidhur me privatizimin e tokave në Himarë ku do ndërtohej resort turistik, dhe mbi të cilën morën statusin e investitorit strategjik.
19 Nëntor, 16:04 -
Apeli i GJKKO rrëzon shkallën e parë dhe Belerin, pranon ankimin e SPAK, nuk do regjistrohet hetim për deputeten Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj! (VENDIMI)
Apeli i jep të drejtë Prokurorisë së Posaçme. GJKKO kishte urdhëruar Prokurorinë e Posaçme që të niste hetim për deputeten dhe bashkëshortin e saj, por SPAK e ankimoi, duke njoftuar se nuk kishte gjetur elemente të veprës penale nga hetimi i mëparshëm, duke e pushuar çështjen. Njëkohësisht Apeli ka rrëzuar edhe ankimimin e ish-kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri për këtë çështje, që kërkonte hetimin e Xhaçkës
14 Maj, 15:29 -
Shtyhet për në 14 maj shqyrtimi i ankimit të SPAK për çështjen Xhaçka–Gaçi, shkak mungesa e kallëzuesit Fredi Beleri
Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për më 14 maj seancën mbi shqyrtimin e ankimit të SPAK mbi vendimin e gjyqtares Flora Hajredinaj që urdhëronte SPAK të hetonte Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj Artan Gaçi për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentash dhe pastrim parash.
8 Maj, 15:55 -
GJKKO urdhëroi hetim për Xhaçkën dhe Artan Gaçin, SPAK e ankimon në Apel: S’ka shkelje, trojet nuk i përfitoi për shkak të detyrës së gruas si ministre
Prokuroria e Posaçme thotë se ka kryer veprime të shumta hetimore, të cilat kanë konsistuar ndër të tjera edhe në veprimtarinë e kryer nga Artan Gaçi në kuadër të bashkëpunimit të supozuar apo dhe qoftë dijenisë së tij rreth ekzistencës së dokumenteve të falsifikuara, nëpërmjet të cilëve është përfituar edhe toka e llojit truall.
25 Prill, 10:03 -
E kallëzoi Fredi Beleri, GJKKO kalon për gjykim dosjen e dytë të ish-kryebashkiakut Jorgo Goro! Akuzohet se i dha tokën 1 mln euro pasardhësit të tij Bollano, të pandehur edhe 2 zyrtarë
Do përfitojë nga gjykimi i shkurtuar. Të pandehur edhe dy zyrtarë të tjerë. Për dosjen e parë Goro u dënua me 3,1 vite burgim. Më 20 maj do të zhvillohet seanca gjyqësore në themel. Goro u kallëzua nga Fredi Beleri, me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos, 4263 metra sipërfaqe tokë
16 Prill, 13:22 -
GJKKO urdhëroi SPAK të nisë hetimet ndaj Xhaçkës e bashkëshortit të saj, gjyqtarja që mori vendimin lidhje familjare me figura të PD, në ‘sitë’ edhe nga vettingu
Gjyqtarja e GJKKO-së që mori këtë vendim, Flora Hajredinaj, rezulton të ketë lidhje familjare me figura të njohura të Partisë Demokratike, si dhe është përfshirë në diskutime gjatë procesit të vettingut për shkak të deklarimeve të pasurisë.
4 Prill, 20:54 -
GJKKO urdhëroi hetim për Xhaçka-Gaçi, i paditi Beleri nga burgu! Prokurori Dado s'i gjeti shkelës në tjetërsimin e 10 mijë m2 në Himarë! ‘Odisea’ e mandatit të deputetes deri në ‘Venecia’
Edhe pse e kishte mbyllur çështjen pasi nuk gjeti vepër penale, Prokuroria e Posaçme do të jetë e detyruar të regjistrojë si procedim penal një padi të Fredi Belerit ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçi. nëse nuk e ankimon në Apel. Për padinë e Belerit u dënua ish kryebashkiaku Goro, dhe lidhet me tjetërsimin e 10 mijë m2 tokë në Himarë, ku Gaçi do bënte investimin strategjik.
2 Prill, 14:35 -
SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro dhe dy ish-drejtorë
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar në GJKKO ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, i akuzuar për “Shpërdorim detyre”, pas përfundimit të hetimeve.
7 Shkurt, 13:36 -
Akuzohet se tjetërsoi 10 mijë metra katrorë tokë në Gjilekë të Himarës, GJKKO vendos gjykim të shkurtuar për Jorgo Goron
Gjykata e Posaçme vendosi sot gjykim të shkurtuar ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro, të akuzuar për shpërdorim detyre në 2 raste të tjetërsimit të pronave, dhe fshehje të pasurisë. Ndaj Goros, qëndron ende i hapur hetimi për një tjetër tokë në Himarë, të cilën e përfitoi ish-kryebashkiaku i komanduar, Bollano.
27 Janar, 11:13 -
SPAK kopsit dosjen për Jorgo Goron, ish kryebashkiakun e Himarës e akuzon për tjetërsim pronash e fshehje të pasurisë
Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzen ish-kryebashkiakut te Himarës Jorgo Goro e disa ish-zyrtar të tjerë lidhur me tjetërsimin e pronave në favor të Artan Gaçit, Goro akuzohet nga SPAK për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, teksa u arrestua në muajin mars të këtij viti.
10 Shtator 2024, 12:37 -
Mandati i Xhaçkës, Gogu ironi me Bardhin: Po bën si xhongler politik, na lini të zbatojmë vendimin
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Legjislacionit ku i diskutua çështja e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu, i kërkoi Gazment Bardhit të shmangë komentet për retorikë politike e të mos shfaqet si ithtar i mbrotjes së vendimeve të Gjykatës
27 Gusht 2024, 11:57 -
Mandati i Xhaçkës, socialistët 'dorëzohen', Korreshi i thumbon: Herën tjetër pushimet i bëfshi në Divjakë me mushkonja, të keni gjithmonë këtë mendje
Çështja e mandatit të zonjës Xhaçka vijon prej gati dy vitesh të endet mes parlamentit dhe Gjykatës Kushtetuese. E socialistët duket që kanë ndryshuar qëndrim, nga sesioni i kaluar parlamentar ku mbronin tezën se Gjykata Kushtetuese nuk mund ti imponojë votën deputetëve.E ky ndryshim qëndrimi, u përcoll
27 Gusht 2024, 12:57 -
Mandati i Xhaçkës, Bardhi: Keni kryer krim! Moszbatimi i një vendimi të Kushtetueses është vepër penale
Partia Socialiste ka dhënë dakordësinë, që çështja e mandatit të deputetes Olta Xhaçka të shqyrtohet në seancën e parë plenare. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit, deputeti Gazment Bardhi tha se deputetët e PS injoruan Kushtetutën dhe vendosën të mos zbatoj
27 Gusht 2024, 11:50 -
Mandati i Olta Xhaçkës, Këshilli i Legjislacionit harton draft raport me 4 rekomandime kuvendit: Votimi të jetë seancën e parë plenare
Kryetarja e Këshillit të Legjislacionit Dhurata Çupi paraqiti draft raportin që do i dorëzohet kuvendit ku analizohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe i sugjeron Kuvendit hapat që duhet të ndërmarrë për zbatimin e vendimit të kësaj gjykate. “Kuvendi ka detyrimin që të votojë pë
27 Gusht 2024, 11:38 -
PS e PD dakord për mandatin e Olta Xhaçkës! Kuvendi vendos më 12 shtator! Draft raporti i 'Legjislacionit': Deputetët të detyrohen të votojnë pro çuarjes në Kushtetuese
Më 12 shtator Kuvendi do të votojë për të tretën herë për mandatin e deputetes, Olta Xhaçka për të cilën Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar dërgimin për shqyrtim. Pas debateve PS dhe opozita vendosën që do t’i shkojnë seancës me 2 opinione të ndryshme që do t’i nënshtrohen votimit.
27 Gusht 2024, 07:28 -
-
Plazhin e duam që mos të vijë dikush nga mali të vër çadrën? Reagon Olta Xhaçka: Fraza u nxor nga konteksti! Unë vetë e kam origjinën 1300 metra mbi nivelin e detit
Një fjali e shkëputur nga intervista dhënë mbrëmë në Top Channel nga ish ministria e Jashtme Olta Xhaçka shkaktoi reagime në rrjet social.“Plazhin e duam që mos të na vijë dikush nga mali të na vër çadrën aty”, kjo ishte fraza që deputetja socialiste përdori
12 Prill 2024, 14:04 -
Olta Xhaçka në Report Tv: Kuvendi s'më shpëtoi mandatin! Opozita po më detyron të bëj avokaten e bizneseve të burrit tim
72 deputetë socialistë, votuan dje kundër dërgimit në Gjykatë Kushtetuese të çështjes së papajtueshmërisë së mandatit të deputetes dhe ish ministres së Jashtme Olta Xhaçka
12 Prill 2024, 13:46 -
SPAK vë në sekuestro preventive tërë sipërfaqen prej 10 592 m2 ku Artan Gaçi do të ndërtonte kompleksin turistik
GJKKO me kërkesë të SPAK vuri në sekuestro sipërfaqen prej 5080 m2, pjesë e 10 mijë metrave katrorë ku Artan Gaçi do të ndërtonte kompleksin turistik në fshatin Gjilek - Dhërmi të Himarës.
5 Prill 2024, 10:37 -
Arrestimi i Jorgo Goros/ Zbardhet dëshmia e ish kreut të Kadastrës: Nuk kam njohje me investitorin Artan Gaçi, as udhëzime apo ndërhyrje nga Jorgo Goro
Zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Bilbil Aliaj para Gjykatës së Posaçme:“Nuk kam patur asnjë kontakt apo njohje me investitorin Artan Ga&cced
26 Mars 2024, 14:44
